Laboratori Xiri-Lab

Laboratori  Xiri-Lab Laboratori Hematologjik-Biokimik

Ferritina është forma kryesore e mbledhjes së hekurit në organizëm. Ka ana kimike bëhet fjalë për një proteinë në formë ...
03/08/2026

Ferritina është forma kryesore e mbledhjes së hekurit në organizëm. Ka ana kimike bëhet fjalë për një proteinë në formë globulare, me peshë të lartë molekulare, e karakterizuar nga një përbërje proteike, dhe një pjesë qëndrore ku depozitohet metali.

Prodhohet pothuajse nga çdo organizëm jetësor, përfshi dhe njeriun, ku kryen funksionin e administrimit të rezervave të hekurit, duke ruajtur ekuilibrin delikat mes mungesës dhe mbingarkesës përmes aftësisë së mbledhjes së metalit, e më pas sipas nevojave, ta lëshojë menjëherë me qëllim për ta bërë të përdorshëm. Kur hekuri i kërkuar lirohet nga përbërja proteike ku gjendet dhe lidhet me transferrinën, një proteinë qarkulluese që merret me transportimin në qelizat përgjegjëse të eritropoezën, proces i prodhimit të qelizave të kuqe.

Ferritina mund të mbajë deri në 4500 jone hekuri, në gjendjen e jonit të hekurt (Fe3+), që nëse do të ishin të lirë të qarkullonin do të bëheshin menjëherë toksike për qelizat që i përmbajnë. Pjesa më e madhe e ferritinës ndodhet në nivelin e indeve, në melçi, në shpretkë dhe në indin eritropoietik, (palca e eshtrave dhe brenda kockave).

Hekuri është një element thelbësor, pra që duhet marrë me patjetër me regjimin ushqimor, dhe që mes shumë funksioneve ai i jep mundësinë qelizave të kuqe të gjakut të transportojnë oksigjenin në të gjtha qelizat e organizmit. Në praktikën klinike jepet me doza duke nisur nga marrja e mostrave të gjakut dhe merr emrin ferritinemia.

PËRSE MATET FERRITINA?

Nivelet e ferritinës maten kur diagnostikohet ose dyshohet një gjendje anemie, apo një sasi e reduktuar e qelizave të kuqe. Zakonisht përqendrimi i ferritinës në gjak është i lidhur ngushtë me sasinë totale të herkurit rezervë të trupit, një metal thelbësor për prodhimin e qelizave të kuqe.

Nga një këndvështrim për shembull të jep mundësinë të dallosh:

Anemi me mungesë hekuri, karakterizuar nga vlerat e ulëta të ferritinës.

Anemia e shkaktuar nga një sëmundje kronike, ku nivelet zakonisht janë në normë ose të larta për shkak të inflamacionit.

Apo midis një mirkocitoze, gjendje që karakterizohet nga një ulje anormale e vëllimit mesatar të qelizave të kuqe të shkaktuara nga mungesa e hekurit (kur vlera e ferritinës është e ulët) ose nga talasemia minore (vlera në normë ose të larta)

VLERAT NORMALE

Vlerat normale të ferritinës ndryshojnë në bazë të moshës, gjinisë dhe kushteve të veçanta siç është dhe shtatzënia.

Tek fëmijët është 6-55 ng/mL ose mikrogramë/L

Gratë: 15-200 ng/mL ose mikrogramë/L

Meshkujt: 20- 500 ng/mL ose mikrogramë/L

Gratë në shtatzëni: 10-150 ng/mL ose mikrogramë/L

FERRITINA E LARTË (HIPERFERRITINEMIA)

Nivelet rriten në mënyrë fiziologjike me moshën dhe në përgjithësi janë më të larta tek meshkujt se tek femrat. Duhet të dini se edhe një konsum i madh i mish*t të kuq mund të rrisë përqëndrimin.

Ferritina mund të rezultojë e lartë për shkak të kushteve të ndryshme:

Hemokromatoza: gjendje që sjell një përthithje më të madhe të hekurit në zorrë, pra hekuri hyn përmes ushqyerjes, (shpesh e lidhur me vlera shumë të larta 1000 ng/mL)

Porfiria: një grup i rrallë sëmundjesh që vijnë nga një ndryshim enzimatik në sintezën e hemes (përbërësi joproteinik i hemoglobinës)

Inflamacionet akute dhe kronike: në këtë rast ferritina vepron si një proteinë në përgjigje të inflamacionit, si rezultat rritje e përqëndrimit të saj në serum. Inflamacionet mund të jenë pasoja të një infeksioni por edhe proceseve kronike si artriti reumatoid, sindroma e zorrëve e keqpërthithjes autoimune, si sëmundja e Crohn dhe koliti ulçerativ.

Tumoret e gjakut si leucemia, linfoma e Hodgkin, karcinoma në zorrë dhe pankreasi: Parametrat e ferritinës mund të ndryshojnë në prani të një tumori specifik. Për këtë arsye ferritina konsiderohet nga mjekësia si një shënjues tumoral sepse është në gjendje të nxjerrë në pah ndryshimin e qelizave neoplastike.

Abuzimet me alkoolin: alkooli stimulon prodhimin e ferritinës në mënyrë të pavarur nga rezervat e hekurit dhe shkakton dëmtim të qelizave të mëlçisë, që kanë një përmbajtje të lartë ferritine pasi mëlçia është përgjegjësi kryesor për mbledhjen e hekurit.

Ilaçet dhe integratorët: kur merret sasi e madhe e ilaçeve që përmbajnë hekur.

Shqetësimet metabolike: ndryshime të metabolizmit si obeziteti, kolesteroli i lartë, diabeti, tensioni i lartë i arterieve që provokojnë një rritje të ferritinës.

Transfuzionet e shumta të gjakut

Simptomat

Simptomat që lidhen me sasinë e lartë të ferritinemisë ndryshojnë sipas shkaqeve që e kanë shkaktuar por më të njohura janë:

Dhimbje stomaku

Dhimbje kyçesh

Ndjehen të dobët

Dobësi e përgjithshme

Dhimbje në gjoks

FERRITINA E ULET NE GJAK

Vlerat e ulëta të ferritinës tregojnë reduktimin e sasisë së hekurit në trup dhe që mund të jetë e rrezikshme saqë ndonjë herë tregon dhe praninë e shqetësimeve patologjike edhe të rënda.

Një nga patologjitë më të zakonshme të ferritinës së ulët është anemia e mungesës së hekurit, sideropenike. Shkaqet e kësaj anemie janë të lidhura me ndryshimin e përthithjes së tij apo rritje e eliminimit.

Shkaqet më të zakonshme të ferritinës së ulët në gjak janë:

Mangësia në ushqyerje

Kequshqyerja

Dieta e tepërt,

Dieta e planifikuar gabimisht vegjetariane

Reduktimi i përthithjes së zorrëve, për shembull shkaktuar nga sëmundjet inflamatore kronike të zorrëve si celiakia.

Hemorragjitë për shkak të traumave apo ulçera.

Hipokloridria: funksionimi i keq i stomakut në sekretimin e sasisë së pamjaftueshme të lëngjeve gastrite, të nevojshme për përthithjen e duhur të metalit.

Shtatzënia dhe fluksi menstrual

Anemia hemolitike kronike

Artriti reumatoid

Simptomat

Edhe pse në fazat fillestare të mungesës së hekurit ekzistojnë disa simptoma falë aftësisë së përshtatjes së organizmit, pasi rezervat përfundojnë dhe trupi do të kërkojë më shumë hekur nga sa ka, dhe njeriu shfaq disa siptoma, mes të cilave:

Lodhje, zbehje, humbje e oreksit, nervozizëm, rritje e ndjeshmërisë ndaj të ftohtit, humbje të flokëve, mungesë përqëndrimi.

PËRGATITJA PËR ANALIZËN

Kampioni biologjik nga i cili vlerësohet ferritina është kampioni i gjakut, që merret në mënyrë të zakonshme nga vena në krah.

Analiza duhet të bëhet esëll në mëngjes.Vlerësimi i ferritinës shoqërohet me vlerësimin e hekurit (sideremisë), transfererrina (proteina kryesore e transportit të hekurit në gjak), UIBC (kapaciteti rezervë i transfererrinës, apo sasia e disponueshme e lidhur me hekurin), përqindja e ngopjes së transfererrinës )raporti mes sasisë së hekurit në qarkullim dhe sasisë totale të hekurit që mund të jetë e lidhur me proteinat në gjak.

ferritina analiza

📌Rezistenca ndaj insulinës: HOMA - IR test🔹Përshkrimi Rezistenca ndaj insulinës është një çrregullim metabolik gjithnjë ...
08/05/2026

📌Rezistenca ndaj insulinës: HOMA - IR test

🔹Përshkrimi

Rezistenca ndaj insulinës është një çrregullim metabolik gjithnjë e më shumë në rritje, një gjendje para-diabetike për të cilën ende nuk dihen plotësisht shkaktarët.

Insulina është një hormon i rëndësishem për shumë funksione dhe thelbësore për rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak.
Niveli i sheqerit në gjak mund të jetë në vlerë normale, por nëse niveli juaj i insulinës është i lartë, atëherë trupi juaj po lufton për të mbajtur nivelin e sheqerit në ekuilibër.
Kur qelizat nuk mund t'i përgjigjen më në mënyrë të duhur insulinës, do të thotë se ato nuk mund të marrin në mënyrë efikase glukozën nga gjaku juaj ose ta ruajnë atë, kjo gjendje njihet si "Rezistencë ndaj insulinës".

🔹Çfarë është HOMA-IR?

HOMA-IR (Vlerësimi i Modelit Homeostatik të Rezistencës ndaj Insulinës) na tregon se sa insulinë duhet të prodhojë pankreasi juaj për të kontrolluar nivelet e sheqerit në gjak.
Sa më e lartë të jetë HOMA-IR, aq më rezistent ndaj insulinës jeni.

🔹Vlerat normale:

1.70 - 2.00 Indeks

🔹Shkaqet kryesore dhe marrja e masave

-Shkaqet kryesore të rezistencës ndaj insulinës dhe HOMA-IR të lartë janë ngrënia e tepërt dhe të qenit joaktiv.
-Ndryshimet e stilit të jetesës dhe dietës mund të ndihmojnë kur bëhet fjalë për uljen e rezistencës ndaj insulinës dhe parandalimin e diabetit të tipit 2:
🥗😴hani shëndetshëm, qëndroni aktiv, mbani një peshë të shëndetshme, flini mirë dhe mos harroni të relaksoheni dhe të largoni stresin.

🔹 Si të testohemi

•Para testit: Duhet të mos konsumoni ushqim dhe pije para dhënies se gjakut.
•Gjatë testit: merret 2 - 4 ml mostër gjaku.
•Pas testimit: ushtroni presion 3 deri në 5 minuta në vendin e shpimit të venës.

►HOMA-IR kryhet me teknologji moderne dhe staf profesional !

🧒 Parametër i ri diagnostik për fëmijët në Laboratorin "Xiri-Lab"Në Laboratorin"Xiri-Lab"tashmë mund të realizohet anali...
17/11/2025

🧒 Parametër i ri diagnostik për fëmijët në Laboratorin "Xiri-Lab"

Në Laboratorin"Xiri-Lab"tashmë mund të realizohet analiza më e avancuar për identifikimin e natyrës së infeksioneve tek fëmijët — ICHROMA/AFIAS MxA/CRP.
Kjo metodë moderne diagnostikuese ndihmon në diferencimin e infeksioneve virale nga ato bakteriale, duke siguruar trajtim të saktë dhe duke shmangur përdorimin e panevojshëm të antibiotikëve.

Analiza kërkon vetëm një pikë gjaku dhe jep rezultatet për 12 minuta, duke i mundësuar mjekut të marrë vendime të shpejta dhe të informuara për terapinë e duhur.

👩‍⚕️ Pse është e rëndësishme tek fëmijët?
Fëmijët shpesh nuk mund të shprehin qartë simptomat e tyre, ndaj diagnostikimi i hershëm dhe i saktë është thelbësor për të parandaluar komplikimet dhe për të siguruar kujdesin më të mirë të mundshëm.

Duke analizuar këta dy biomarkues në të njëjtën kohë, mjekët mund të dallojnë me saktësi natyrën e infeksionit dhe të përcaktojnë nëse kërkohet trajtim me antibiotik apo jo.

📍 Analiza MxA/CRP është tashmë e disponueshme në Laboratorin "Xiri-Lab"për diagnozë të shpejtë, terapi të saktë dhe kujdes të përgjegjshëm shëndetësor.

Testosteroni është një hormon steroid nga grupi i androgjenëve dhe luan rol shumë të rëndësishëm si te meshkujt, ashtu e...
17/07/2025

Testosteroni është një hormon steroid nga grupi i androgjenëve dhe luan rol shumë të rëndësishëm si te meshkujt, ashtu edhe te gratë, megjithëse në sasi të ndryshme.



✅ Te meshkujt:

Testosteroni prodhohet kryesisht në testikuj dhe ka funksione kyçe:
• Zhvillimi seksual mashkullor: formimi i organeve gjenitale, rritja e qimeve trupore, thellimi i zërit gjatë pubertetit.
• Shtimi i masës muskulore dhe forcës fizike
• Rritja e dëshirës seksuale (libido)
• Prodhimi i spermës dhe fertiliteti
• Rregullimi i humorit dhe energjisë
• Shëndeti i kockave

🧪 Nivelet normale të testosteronit total te meshkujt janë zakonisht:
300–1000 ng/dL (nanogram për decilitër)



✅ Te gratë:

Edhe gratë prodhojnë testosteron, por në sasi shumë më të vogla. Ai prodhohet kryesisht në:
• Vezore
• Glandat mbiveshkore (adrenale)

Funksionet kryesore të testosteronit te gratë:
• Rritja e dëshirës seksuale
• Rregullimi i humorit dhe energjisë
• Ruajtja e masës muskulore dhe kockore
• Kontribut në ovulim dhe funksionin riprodhues

🧪 Nivelet normale të testosteronit total te gratë janë zakonisht:
15–70 ng/dL



⚠️ Kur testosteroni është jashtë normales:

Te meshkujt:
• I ulët: lodhje, humbje e dëshirës seksuale, depresion, rënie e masës muskulore, infertilitet.
• I lartë (zakonisht nga steroidet apo tumoret): agresivitet, akne, rritje e qimeve, infertilitet nga zvogëlimi i prodhimit natyral.

Te gratë:
• I lartë: mund të çojë në çrregullime menstruale, akne, rritje të qimeve trupore (hirsutizëm), dhe probleme me fertilitetin (si në sindromën e vezoreve policistike - PCOS).
• I ulët: lodhje, humbje e libidos, rënie e masës muskulore dhe e humorit.

ASTO TESTI  - Antistreptolysin O titri, ASO)Përcaktimi ASTO është deshmi e infekcionit me Streptococcu  beta hemoliticus...
08/04/2024

ASTO TESTI - Antistreptolysin O titri, ASO)

Përcaktimi ASTO është deshmi e infekcionit me Streptococcu beta hemoliticus gr"A". Kjo shërben ne diagnostikimin e etheve reumatike apo glomerulonefriti që ndodhë si komplikacion tek infeksionet me këto bakterie.Streptococcus beta hemolitkus gr"A"është baktere agresive per shkak te lirimit te shumë toksinave.
Preferohet të behët një strisho e hundës e grykës dhe te behet diagnostifikimi i saktë i bakteres.Infekcionet streptokokosike të gr "A"shkaktojnë:faringjititi streptokoksik,(pezmatim te grykës)skarllatinë,piodermi sterptokoksike,erizipel,ethet e lehonise derri ne sepse dhe semundjet possteptokoksike .
Pas nje periudhe te fshehtë 1-4 jave mund te zhvillohen ethe reumatike dhe glomerulonefrit acut .ASTO_ testi flet per nje infeksion të mehereshem me streptococc.
Ky parameter përcaktohet në një mostër të gjakut.

Ky test tregon nivelin e antitrupave kundër O. antistreptolysin
Streptokoket e grupit A janë baktere prodhojnë një enzimë streptolizinën O e cila çon në shkatërrimin e eritrociteve (qelizat e kuqe të gjakut). Kur ndodh një infeksion, trupi prodhon antitrupa kundër streptolizinën O. Niveli i këtyre antitrupave fillon të rritet 1-3 javë pas infeksionit, arrin maksimumin e vet në 3-5 javë dhe kthehet në nivel normal (i ulët) gjatë disa muajve të ardhshëm.
Rritja në vlerë me kalimin e kohës është një tregues më i mirë i infeksionit, i cili i jep të përsëritur analizat gjithmonë edhe testin e CRP(proteina reaktive).
Streptokoket e grupit A janë bakteret që janë gjetur shpesh në grykë dhe në lëkurë. Disa njerëz mund të jenë bartës të këtyre baktereve, 3%ndërsa ata nuk kanë simptoma dhe nuk janë të sëmurë,por jane vetëm mikrobartës. Përveç kësaj, këto infeksione janë specifike për shkak se ata mund të çojë në komplikacione të rënda të tilla si ethe reumatike dhe glomerulonefritits.

Ethet reumatike është një sëmundje inflamatore e cila mund të zhvillohet si një komplikacion i shëruar në mënyrë joadekuate grupit infeksioneve të grykës Streptococcu A. Kjo është më e zakonshme në fëmijët e moshës 5-15 vjet, edhe pse ata mund të bëhen fëmijët dhe të rriturit e sëmurë dhe të rinj. Kjo mund të çojë në dëmtime të zemrës.
Glomerulonefriti është një çrregullim që ndikojnë veshkat. Ajo mund të zhvillohet 1-2 javë pas shërimit të infeksioneve me streptokoke grykë apo lëkurë. Kjo është më e zakonshme në fëmijët se sa tek të rriturit, përveç që fëmijët të shërohen më shpejt.

Vlerat e referimit të varet nga mosha dhe më shumë fëmijët e shkollës Testi ishte pozitiv në vetëm 80-85% të infeksioneve të shkaktuara nga streptokoket e grupit A, që do të thotë se një rezultat negativ nuk e përjashton këtë diagnozë.
Përdorimin e tepruar të antibiotikëve mund të çojë në rezultate të rreme-negative.
Nivele të larta -lipoproteina si dhe disa mostër ndotja nga bakteret të çojë në rezultate të rrejshme pozitive.
Është e rekomanduar për të përsëritur analizat ne qdo 4-6muaj per shkak te kontaktit me Steptococcun dhe marjas se depo EXtencilines ,gjithmone ne kontakt me mjekun pediatrin ose mjekun e juaj që ju rekomandon.

Gëzuar Vitin e Ri 2024 nga Laboratori  Xiri-Lab!Ne ju falenderojmë për besimin dhe mbështetjen e palëkundur!Urojmë një v...
31/12/2023

Gëzuar Vitin e Ri 2024 nga Laboratori Xiri-Lab!

Ne ju falenderojmë për besimin dhe mbështetjen e palëkundur!

Urojmë një vit të bukur dhe plotë suksese për të gjithë ata që na besuan!

Pasqyra e gjakut mund të bëhet si pjesë e kontrollit të rregullt mjekësor. Pasqyra e gjakut mund të japë informata të vl...
06/12/2023

Pasqyra e gjakut mund të bëhet si pjesë e kontrollit të rregullt mjekësor. Pasqyra e gjakut mund të japë informata të vlefshme për gjendjen e përgjithshme shëndetësore.

Po ashtu, ofron informata të rëndësishme për llojet dhe numrin e qelizave në gjak, posaçërisht të rruazave të kuqe të gjakut, rruazave të bardha të gjakut dhe trombociteve.

Mjeku mund të kërkojë marrjen e gjakut për këto arsye:

Simptomat siç është lodhja, të ndierit ligsht, ethet, mavijosja ose humbja e peshës;
Anemia;
Për të zbuluar se sa gjak është humbur, nëse ka gjakderdhje;
Diagnostikimi i policitemisë;
Gjetja e infeksioneve;
Diagnostikimi i sëmundjeve të gjakut, si leukemia;
Kontrollimi për keqpërdorim të drogës;
Për të zbuluar se a ka shumë apo pak lloje të caktuara të rruazave.
Rruazat e bardha të gjakut
Rruazat e bardha të gjakut (leukocitet) mbrojnë trupin nga infeksionet. Nëse zhvillohet infeksioni, rruazat e bardha të gjakut sulmojnë edhe shkatërrojnë bakteret, viruset dhe organizmat tjerë që janë shkak i infeksioneve. Rruazat e bardha të gjakut janë më të mëdha se rruazat e kuqe të gjakut, por janë më pak në numër. Kur njeriu ka infeksion bakterial, numri i rruazave të bardha rritet shumë shpejt. Numri i rruazave të bardha të gjakut ndonjëherë përdoret për t’u gjetur infeksioni ose për t’u parë se si trupi përballet me mjekimin e kancerit.

Llojet e rruazave të bardha të gjakut janë neutrofilet, limfocitet, monocitet, eozinofilet dhe bazofilet. Çdo lloj i rruazës ka rol të ndryshëm në mbrojtjen e trupit. Vlerat e secilës nga këto rruaza të bardha të gjakut japin informata të rëndësishme për sistemin e imunitetit. Më shumë apo më pak lloje të ndryshme të rruazave të bardha të gjakut mund të ndihmojnë në zbulimin e infeksioneve, reaksioneve alergjike dhe toksike në ilaçe, dhe shumë gjendje tjera, siç është leukemia.

Numri i madh i leukociteve

Gjendjet të cilat shkaktojnë numër të rritur të rruazave të bardha të gjakut përfshijnë infeksionet, dëmtimin e indit (siç është sulmi në zemër), stresin e rëndë fizik apo emocional (plagët ose operacionet), djegiet, dështimin e punës së veshkave, lupusin, tuberkulozin, artritin reumatoid, mosushqimin, leukeminë dhe sëmundjet si kanceri.

Përdorimi i kortikosteroideve, aktiviteti i zvogëluar i gjëndrave mbiveshkore, problemet me gjëndrat tiroide, ilaçe të caktuara ose heqja e shpretkës po ashtu mund të shkaktojnë vlera të larta.

Numri i ulët i leukociteve

Gjendjet të cilat mund të zvogëlojnë numrin e rruazave të bardha të gjakut përfshijnë kimioterapinë dhe reagimin ndaj ilaçeve, aneminë aplastike, infeksionet virusale, malarien, alkoolizmin, AIDS-in, lupusin, ose sindromën e Cushingut. Shpretka e rritur mund të zvogëlojë numrin e leukociteve.

Rruazat e kuqe të gjakut

Rruazat e kuqe të gjakut (eritrocitet) e bartin oksigjenin në pjesën tjetër të trupit. Ato bartin edhe dyoksidin e karbonit prapa në mushkëri, ashtu që mund të nxjerrim frymën. Nëse numri i eritrociteve është i ulët (anemia) trupi ndoshta nuk merr oksigjen të mjaftueshëm sa ka nevojë. Nëse numri i eritrociteve është shumë i lartë (policitemia) ekziston mundësia që rruazat e kuqe të gjakut të ngjiten bashkë dhe të bllokojnë enët e vogla të gjakut (kapilarët). Kjo po ashtu mund të vështirësojë bartjen e oksigjenit për rruazat e kuqe të gjakut.

Në kuadër të pasqyrës komplete të gjakut bëhen edhe të ashtuquajturat konstante të eritrociteve të cilat japin informata për kualitetin e eritrociteve: volumenin e mesëm korpuskular (MCV), përmbajtjen mesatare të hemoglobinës në eritrocite (MCH) dhe koncentrimin mesatar qelizor të hemoglobinës (MCHC).

Volumeni i mesëm korpuskular (MCV) tregon madhësinë e rruazave të kuqe të gjakut. Përmbajtja mesatare e hemoglobinës në eritrocite (MCH) është sasia mesatare e hemoglobinës në rruazat e kuqe të gjakut. Koncentrimi qendror qelizor i hemoglobinës (MCHC) mat koncentrimet e hemoglobinës në një rruazë të kuqe mesatare. Këto shifra ndihmojnë në diagnostikimin e llojeve të ndryshme të anemisë. Shpërndarja e eritrociteve sipas volumenit (RDW) tregon nëse janë të gjitha rruazat e njëjta apo janë të formave dhe madhësive të ndryshme.

Numri i lartë i eritrociteve

Gjendjet të cilat shkaktojnë rritjen e numrit të rruazave të kuqe të gjakut përfshijnë pirjen e duhanit, ekspozimin ndaj monoksidit të karbonit, sëmundjen afatgjate të mushkërive, sëmundjet e veshkave, disa lloje të kancerit, disa forma të sëmundjeve të zemrës, alkoolizimin, sëmundjet e mëlçisë, çrregullimin e rrallë të palcës kockore (policitemia vera) si dhe çrregullimin e rrallë të hemoglobinës e cila lidh oksigjenin tepër fortë.

Gjendjet të cilat ndikojnë në përmbajtjen e ujit në trup po ashtu mund të shkaktojnë rritjen e vlerave të rruazave të kuqe të gjakut. Këto gjendje përfshijnë dehidrimin, diarrenë ose vjelljen, djersitjen e tepërt, djegiet e rënda dhe përdorimi i diuretikëve. Mungesa e lëngjeve në trup bën që volumeni i eritrociteve të duket më i madh, dhe kjo ndonjëherë quhet policitemi e rreme.

Numri i ulët i eritrociteve

Tek anemia zvogëlohet numri i rruazave të kuqe të gjakut. Anemia mund të shkaktohet nga gjakderdhjet e rënda menstruale, i thati në stomak, zorrën e trashë, sëmundjet e inflamacionit të zorrëve, disa tumore, sëmundja e Addisonit, talasemia, mungesa e acidit folik dhe vitaminës B12, helmimi me plumb, sëmundjet e qelizave drapër ose reaksioni në ilaçe të caktuara. Po ashtu numri i zvogëluar i rruazave të kuqe të gjakut mund të shihet nëse hiqet shpretka.

Trombocitet

Trombocitet janë lloji më i vogël i rruazave të gjakut. Ato janë të rëndësishme në koagulimin e gjakut. Kur vjen deri të gjakderdhja, trombocitet ndihmojnë ndaljen e gjakderdhjes. Nëse ka shumë pak trombocite, gjakderdhja e pakontrolluar mund të jetë problem. Nëse ka shumë trombocite, ekziston mundësia e formimit të mpiksjeve të gjakut në enët e gjakut.

Volumeni mesatar i trombociteve (MPV) përdoret bashkë me numrin e trombociteve për t’u diagnostikuar disa sëmundje. Nëse numri i trombociteve është normal, volumeni i trombociteve mund të jetë akoma shumë i lartë apo shumë i ulët.

Numri i lartë i trombociteve

Vlerat e larta të trombociteve mund të shfaqen nëse vjen te gjakderdhja, mungesa e hekurit, te disa sëmundje si kanceri dhe problemet me palcën e eshtrave.

Numri i ulët i trombociteve

Numri i ulët i trombociteve mund të shfaqet në shtatzëni ose tek të sëmurët nga purpura idiopatike trombocitopenike. Shpretka e rritur, po ashtu mund të reduktojë numrin e trombociteve.

Hematokriti dhe hemoglobina

Hematokriti zbulon sasinë e hapësirës (volumenit) të cilën zënë rruazat e kuqe në gjak. Vlera shprehet si përqindje e rruazave të kuqe të gjakut në volumenin e gjakut. Për shembull, nëse hematokriti është 38 do të thotë që 38 për qind e volumenit të gjakut është e përbërë nga rruazat e kuqe të gjakut. Vlerat e hematokritit dhe hemoglobinës tregojnë nëse është e pranishme anemia ose policitemia.

Molekulat e hemoglobinës plotësojnë rruazat e kuqe të gjakut. Ato përmbajnë oksigjen dhe rruazave të gjakut u japin ngjyrën e kuqe. Kur merret gjaku matet sasia e hemoglobinës në gjak dhe aftësia e bartjes së oksigjenit në trup.

✅ Helicobacter Pylori Test përmes frymëmarrjes☑️Jo Invaziv 👉Ky test që është më sensitivi dhe më specifik për të treguar...
19/07/2022

✅ Helicobacter Pylori Test përmes frymëmarrjes
☑️Jo Invaziv

👉Ky test që është më sensitivi dhe më specifik për të treguar praninë e H.pylorit në stomak. Testi konsiston në marrjen e kapsulës ose lëngut që është e përzier me ure ose karbon të ngjyrosur jo-radioaktiv C13 jo të dëmshëm për organizmin. Nëse ka prezencë të H.pylorit në stomak karboni joradioaktiv do zbërthehet nga ureaza e bakterit duke liruar CO2. ➡️Karboni i ngjyrosur lirohet përmes frymënxjerrjes në një aparat të posaçëm që mat sasinë e karbonit të ngjyrosur dhe në varësi të nivelit të saj vlerësohet prezenca e bakterit.


⏰Orari Punës 7:00 deri 19:00

Nëse urina juaj ka këtë ngjyrë, urgjent tek mjeku! Rrezikoheni nga …Shumica prej nesh nuk dëshiron të flasë për gjërat s...
13/07/2021

Nëse urina juaj ka këtë ngjyrë, urgjent tek mjeku! Rrezikoheni nga …

Shumica prej nesh nuk dëshiron të flasë për gjërat si urina apo fekalet, por realiteti është se këto jashtëqitje janë të rëndësishme për shëndetin tonë. Ndoshta nuk flasim për këtë, por të gjithë e dimë se shumë pak ose shumë nga këto jashtëqitje nuk janë mirë për shëndetin tonë.

Ekzistojnë disa gjëra të cilat janë të dukshme për të gjithë gjatë urinimit. Ndoshta meshkujt e kanë më të lehtë ta vërejnë gjatë urinimit në tualet apo ulëse ndërsa femrat derisa shikojnë letrën higjienike kur e pastrojnë pjesën e mbetur të urinës. Përveç kësaj, në qoftë se ka një ndjesi djegieje ose dhimbje gjatë urinimit, ne mendojmë se duhet të shikoni se çfarë saktësisht po nxirret jashtë. Është e rëndësishme të dihet se çfarë na tregon urina për ne. Ekspertët thonë se urina është mënyra më e lehtë e vetekzaminimit të trupit tonë. Nëse diku në trup ka ndonjë problem, ai do të shfaqet në materiet tona që largohen nga trupi. Ndryshimet në aromë dhe ngjyrë janë tregues të drejtpërdrejtë të funksionimit jo të mirë të sistemeve të trupit tonë.

Si të kujdeseni për shëndetin e kockave gjatë dimrit, ushqimet që duhet të hani nëse vuani nga osteoporoza:

Urina ndihmon si tregues i shtatzënisë, tek lëndimet e brendshme apo ndonjë problem që nuk mund të zbulohet nga jashtë. Gjithashtu, ajo mund të tregojë për infeksionet e traktit urinar apo dehidratimet përmes ndryshimit në ngjyrën e urinës duke u bërë më e errët dhe më e trashë, gjë që gjithashtu tregon se niveli i kafeinës apo nikotinës në trupin tonë është rritur, sidomos tek femrat.

Për më tepër, në qoftë se urina ka një aromë të çuditshme, atëherë kjo është normale. E dimë që kjo tingëllon e çuditshme, por aroma e çuditshme në urinë është një tregues i mirë. Por karakteristikat e tjera, si ato që tashmë u përmendën, si dhimbja apo ndjesia e djegies, mund të tregojnë që duhet ta bëjmë një vizitë mjekësore sa më shpejt të jetë e mundur.

Përndryshe, ngjyra e urinës është ose duhet të jetë e verdhë e zbehtë. Kjo është për shkak se përmban një kompozim që quhet bilirubinë, i cili krijohet përmes shpërbërjes së hemoglobinës. Por urina e ndryshon ngjyrën për shumë arsye, prej të cilave disa janë të parrezikshme dhe disa alarmuese.

Ngjyrat e urinës zakonisht variojnë kështu:

E verdha e mbyllët: ndërkohë që ngjyra e verdhë e çelët e urinës është normale, ngjyra e mbylltë e verdhë tregon se personi vuan nga dehidrimi pasi që përqendrimi i kripës është më i lartë se normalisht. Më pak ujë do të thotë një nuancë më të mbylltë të së verdhës së urinës, kështu që pini ujë sa më shumë kur shfaqet ky problem.

E kuqe: Kjo ngjyrë varion nga nuanca rozë në të kuqe të errët. Testi mund të specifikojë nëse urina përmban gjak apo gjak të mpiksur, si hemoglobinuria. Sidoqoftë, ky është një problem serioz të cilin duhet ta kontrolloni sa më shpejt të jetë e mundur. Ai mund të ndodhë për shkak të ndonjë infeksioni të fshikëzës, traktit urinar apo uretrës. Gjithashtu, kanceri i prostatës tek meshkujt apo fshikëzës tek të dy gjinitë, apo edhe ushtrimet e rënda mund të rezultojnë që urina të ketë ngjyrë të kuqe.

Kafe në të zezë: Kjo është gjithashtu një ngjyrë e cila mund të variojë nga kafeja në të zezë. Ajo mund të jetë edhe një nuancë e errët e së kuqes. Por kjo ngjyrë shfaqet për shkak të funksionimit jo të rregullt të mëlçisë dhe tek sëmundjet si hepatiti, bllokimi i kanalit të bilës, tumorit apo edhe cirozës, sepse bilirubina shfaqet në urinë. Gjithashtu, çrregullimet e rënda si anemitë hemolitike apo melanomat mund të shkaktojnë që urina të ketë ngjyrë kafe në të zezë.

Portokalltë: Shumë ilaçe mund të shkaktojnë që urina të ketë ngjyrë portokalli. Gjithashtu, konsumi i tepërt i agrumeve ose karotave mund të jetë arsye për urinë ngjyrë portokalli.

Urina është një tregues i ndonjë problemi, kështu që kontrollojeni atë herë pas here. Shumë njerëz i injorojnë këto shenja të dukshme dhe rrezikojnë zhvillimin e sëmundjeve të rënda.

Address

Rruga Mic Sokoli
Gjakova
50000

Telephone

+38344129199

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Laboratori Xiri-Lab posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share