01/06/2026
👇
Gjatë vitit të kaluar, 1️⃣2️⃣4️⃣ punëtori psikosociale janë organizuar në Prizren, Mitrovicë dhe Istog, duke bashkuar më shumë se 4️⃣5️⃣0️⃣ persona me aftësi të kufizuara, anëtarë të familjes, kujdestarë dhe rrjete mbështetëse. Fondacioni PREDA Plus PREDA + Empowered
Këto punëtori krijojnë hapësira të sigurta për lidhje, fuqizim dhe pjesëmarrje🎯
Duke forcuar vetëbesimin💪, përfshirjen sociale🫂 dhe ndërgjegjësimin për të drejtat📚, ne po i ndihmojmë personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre të ndërtojnë rezistencë dhe të marrin një rol më aktiv në jetën e komunitetit.
👩💼Falënderojmë sinqerisht të gjitha organizatat lokale partnere të projektit EMPOWERED për përkushtimin, profesionalizmin dhe angazhimin e tyre të palodhshëm gjatë zbatimit të aktiviteteve të projektit.
🤝Me shumë vullnet, përgjegjësi dhe kujdes të veçantë ndaj pjesëmarrësve, ju keni kontribuar në krijimin e një mjedisi gjithëpërfshirës, mbështetës dhe dinjitoz për personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre.
Vazhdojmë Të Fuqizuar/PREDA + Empowered
HandiKos - Prizren
Handikos Mitrovica
Handikos Istog
Qendra Së bashku
Down Syndrome Kosova
OPFAKKOS-Mitrovica
Shoqata e të Verbërve - Prizren
Shoqata Komunale e të Verbërve - Istog 👏🤝