Këshilli i Pacientëve Mitrovicë

Këshilli i Pacientëve Mitrovicë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Këshilli i Pacientëve Mitrovicë, Medical and health, Mitrovica.

13/06/2026

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë të komunés së Mitrovices dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nexhat Çuni”, organizohet fushata / karvani shëndetësorë “përSHËNDETje”.

Karvani do të stacionohet në sheshin “Mehë Uka “ me 15 Qershor, nga ora 11:00-14:00

Aktivistët tanë, të vendosur nëpër stacionet tematike do të informojnë qytetarët për dëmet që shkakton duhanpirja, kosumimi i tepruar i alkoolit, benefitet e të ushqyerit të shëndetshëm dhe aktivitetit fizik.
Personeli shëndetësor i QKMF Mitrovicë , do të ofrojnë këshilla të rëndësishme për sëmundjet jo ngjitëse, matjen e BMI, glikemisë (sheqerit në gjak ) dhe të tensionit arterial, për qytetarët e interesuar.

Karvanet shëndetësore implementohen nga OJQ “MUNDESIA” në kuadër të projektit “Kujdesi shëndetësor i qasshëm dhe cilësor” AQH ,i cili zbatohet nga Swiss TPH dhe financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
AQH Project

🖐🏻përSHËNDETje nga Mitrovica

Këshilli i Pacientëve sot realizoi një vizitë në Shoqatën Hendikos, ku u prit nga z. Avni Kelmendi.Gjatë takimit u disku...
20/05/2026

Këshilli i Pacientëve sot realizoi një vizitë në Shoqatën Hendikos, ku u prit nga z. Avni Kelmendi.
Gjatë takimit u diskutua për punën dhe aktivitetet e Shoqatës Hendikos, kushtet në të cilat veprojnë, trajnimet që organizojnë si dhe rezultatet dhe sukseset e arritura ndër vite.
Kjo vizitë ishte një mundësi e mirë për t’u njohur nga afër me përkushtimin dhe kontributin që Shoqata Hendikos jep për komunitetin dhe personat me aftësi të kufizuara.

20/04/2026
Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientëve 2026Prishtinë, 17 prill 2026Tema: Parandalimi i personalizuarShoqata e të Dre...
17/04/2026

Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientëve 2026
Prishtinë, 17 prill 2026
Tema: Parandalimi i personalizuar

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), bashkë me Këshillat e Pacientëve dhe partnerët relevantë, shënoi sot këtë ditë të rëndësishme përmes një tryeze diskutimi.

Në fokus: nevoja për parandalim të personalizuar në sistemin shëndetësor.

📌 Rekomandimet kryesore nga tryeza:
✅ Fuqizimi i shëndetit publik dhe rolit të tij në parandalim
✅ Forcimi i kujdesit parësor shëndetësor
✅ Rritja e edukimit shëndetësor të qytetarëve
✅ Funksionalizimi i Sistemit të Integruar të Informimit Shëndetësor
✅ Mbështetja e këshillave të pacientëve dhe organizatave të shoqërisë civile që veprojnë në fushën e shëndetësisë
✅ Më shumë fonde për masa parandaluese

Mesazhi qendror: Pacienti nuk është vetëm përfitues i shërbimeve por është partner aktiv në sistem dhe në vendimmarrje.

01/04/2026

NJOFTIM

Drejtoria për Shëndetësi njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Mitrovicës se aplikimi për subvencione për përballimin e shpenzimeve shëndetësore do të fillojë nga data 07.04.2026 dhe do të zgjasë deri më 06.05.2026.

Kërkesat e palëve do të shqyrtohen në bazë të Rregullores Komunale nr. 08/2023 për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve.

Subvencionet dhe transferet nga Drejtoria për Shëndetësi ndahen për këto raste:
1. Rastet e rënda me probleme të mëdha shëndetësore;
2. Fëmijët me probleme shëndetësore, ngecje fizike dhe çrregullime psikike;
3. Rastet me sëmundje kronike në kushte jo të mira ekonomike.

Gjatë ndarjes së subvencioneve në shëndetësi, në kushte të barabarta, përparësi u jepet rasteve specifike si në vijim:
1. Rastet e sapo diagnostifikuara me sëmundje malinje;
2. Kostoja e trajtimit;
3. Gjendja ekonomike familjare;
4. Trajtimet në institucionet private vendore dhe jashtë vendit, nëse sëmundja nuk mund të trajtohet në institucionet publike ose kur në institucionet publike mungon terapia e nevojshme.

Kriteret për të qenë përfitues i subvencioneve në fushën e shëndetësisë përfshijnë, por pa u kufizuar, dokumentet si në vijim:
1.1 Kërkesa e palës;
1.2 Dokument valid identifikimi i Republikës së Kosovës;
1.3 Dëshmi e gjendjes shëndetësore nga mjeku specialist;
1.4 Dëshmi mbi koston e trajtimit;
1.5 Dëshmi mbi gjendjen ekonomike;
1.6 Konfirmim bankar me numrin e xhirollogarisë në emër të përfituesit apo familjarit të tij;
1.7 Dëshmi e gjendjes civile që konfirmon lidhjen familjare.

Kërkesat e pakompletuara dhe ato me mungesë dokumentacioni nuk do të shqyrtohen (refuzohen).

Sot, Shoqata për të Drejtat e Pacientëve, në koordinim me QKMF, organizoi një trajnim me stafin shëndetësor me temën “Pa...
26/03/2026

Sot, Shoqata për të Drejtat e Pacientëve, në koordinim me QKMF, organizoi një trajnim me stafin shëndetësor me temën “Parandalimi dhe menaxhimi i konflikteve”.
Trajnimi u ligjërua nga Besim Kodra (PRAK), i cili ndau përvoja dhe praktika mbi komunikimin efektiv dhe menaxhimin profesional të situatave koanëtarët e Këshillit të Pacientëve.

Pas përfundimit të trajnimit, z. Besim Kodra (PRAK) z.Hamdi Shyti dhe znj.Anita Sadiku nga Këshilli i Pacientëve zhvilluan një takim me Drejtoreshën e Shëndetësisë, znj. Albina Kastrati Rama. Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit në mbështetje të të drejtave të pacientëve dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.
Drejtoresha shprehu gatishmërinë dhe premtoi bashkëpunim të mëtejmë.

Sot, më 27.01.2026, në ambientet e Zyrës së Këshillit të Pacientëve në Mitrovicë, u mbajt një takim pune me përfaqësues ...
27/01/2026

Sot, më 27.01.2026, në ambientet e Zyrës së Këshillit të Pacientëve në Mitrovicë, u mbajt një takim pune me përfaqësues të Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë (PRAK).
Në takim ishin të pranishëm kryesia e Këshillit të Pacientëve, si dhe nga PRAK, Drejtori z. Agron Bytyqi dhe znj. Edona Muqaj.
Gjatë takimit u diskutua Plani i Aktiviteteve për vitin 2026 si dhe tema të tjera me interes të përbashkët me fokus në përfaqësimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pacientëve.
Takimi u vlerësua si konstruktiv dhe shërbeu për forcimin e bashkëpunimit.

Sot Këshilli i Pacientëve, i përfaqësuar nga kryetari Hamdi Shyti, sekretarja Anita Sadiku dhe prof. Gani Bislimi, reali...
02/12/2025

Sot Këshilli i Pacientëve, i përfaqësuar nga kryetari Hamdi Shyti, sekretarja Anita Sadiku dhe prof. Gani Bislimi, realizoi një sërë vizitash në QMF-Iliridë, QMF-Zhabar, QMF-Shipol dhe AMF-Koshtovë.

Qëllimi i këtyre vizitave ishte që të shohim nga afër punën e përditshme, shërbimet që u ofrohen qytetarëve dhe kushtet e punës në këto qendra. Gjatë takimeve, kryesia e Këshillit u prit nga përfaqësuesit e QMF-ve, ku i informuam më shumë rreth rolit dhe misionit të Këshillit të Pacientëve. Në disa prej qendrave u shprehën edhe disa ankesa dhe kërkesa, të cilat kryetari i Këshillit do t’i paraqesë në Bordin Drejtues të QKMF-së.

Këshilli i Pacientëve mbetet i përkushtuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe mbrojtjen e të drejtave të pacientëve.

Këshilli i Pacientëve-Mitrovicë
045 190 802
[email protected]

Sot, Këshilli i Pacientëve priti në takim përfaqësuesen nga AQH, Dr. Elvira Qerimi, ku bashkë diskutuan për punën e Kësh...
20/11/2025

Sot, Këshilli i Pacientëve priti në takim përfaqësuesen nga AQH, Dr. Elvira Qerimi, ku bashkë diskutuan për punën e Këshillit, sfidat dhe planet për të ardhmen. Ky takim shënoi një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe përmirësimit të shërbimeve për pacientët tanë.

Këshilli i Pacientëve mbetet i përkushtuar në ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor dhe fuqizimin e zërit të pacientëve në proceset vendimmarrëse.

Këshilli i Pacientëve-Mitrovicë
045 190 802
[email protected]

Takimi i Këshillit të PacientëveDje në zyrën e Këshillit të Pacientëve u zhvillua takimi i radhës me pjesëmarrjen e krye...
30/10/2025

Takimi i Këshillit të Pacientëve
Dje në zyrën e Këshillit të Pacientëve u zhvillua takimi i radhës me pjesëmarrjen e kryeinfermierës Znj. Meleke Morina.
Gjatë takimit u diskutuan disa tema me rëndësi për funksionimin e përditshëm të institucionit, përfshirë:
* Punën dhe organizimin në Mjekësinë Familjare
* Shërbimet në Laborator
* Furnizimin dhe funksionimin e Barnatores
Qëllimi i takimit ishte të dëgjohet zëri i pacientëve dhe të përmirësohen shërbimet shëndetësore për qytetarët.
Falënderime për të gjithë pjesëmarrësit për bashkëpunimin dhe sugjerimet konstruktive!

Address

Mitrovica

Opening Hours

Tuesday 10:00 - 13:00
Thursday 10:00 - 13:00

Telephone

+38344214397

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Këshilli i Pacientëve Mitrovicë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Këshilli i Pacientëve Mitrovicë:

Share