QKMF Obiliq

QKMF Obiliq Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Obiliq

🦷 Stomatologjia kthehet në QKMF ObiliqMe kënaqësi ju njoftojmë se nga sot, shërbimi i Stomatologjisë është kthyer në QKM...
10/08/2026

🦷 Stomatologjia kthehet në QKMF Obiliq

Me kënaqësi ju njoftojmë se nga sot, shërbimi i Stomatologjisë është kthyer në QKMF Obiliq, duke iu kthyer qytetarëve tanë me shërbime stomatologjike brenda Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Ky kthim është një hap i rëndësishëm në drejtim të zgjerimit dhe përmirësimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Komunës së Obiliqit, duke mundësuar që pacientët të marrin shërbimet stomatologjike më afër dhe në kuadër të QKMF-së.

Falënderojmë stafin shëndetësor për përkushtimin dhe angazhimin e tyre, si dhe të gjithë ata që kontribuuan në rikthimin e këtij shërbimi.

QKMF Obiliq – gjithmonë në shërbim të qytetarëve! 🩵

Gjatë Javës së Gjidhënies organizuam një sërë aktivitetesh me qëllim promovimin e rëndësisë së gjidhënies dhe mbështetje...
07/08/2026

Gjatë Javës së Gjidhënies organizuam një sërë aktivitetesh me qëllim promovimin e rëndësisë së gjidhënies dhe mbështetjen e nënave të reja.

Aktivitetet përfshinë ligjërata dhe demonstrime gjatë vizitave në shtëpi për nënën dhe fëmijën, vendosjen e një stendi informues në shesh, bashkëbisedime me qytetarët dhe shpërndarjen e materialeve informuese, si dhe një ligjëratë në QKMF mbi përfitimet e gjidhënies.

Falënderojmë të gjithë profesionistët shëndetësorë dhe qytetarët që u bënë pjesë e këtyre aktiviteteve. Së bashku promovojmë gjidhënien si themel për një fillim të shëndetshëm të jetës.

07/08/2026

📢 THIRRJE PËR PRINDËRIT

Të dashur prindër,

Duke pasur parasyshë rritjen e rasteve të fruthit (morbili) në Kosovë, QKMF Obiliq u bën thirrje të gjithë prindërve që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre. Në Kosovë janë raportuar dhjetëra raste të konfirmuara gjatë muajve të fundit.

🤒 Fruthi është sëmundje shumë ngjitëse dhe mund të shkaktojë komplikime serioze.

💉 Vaksinimi është mënyra më e mirë për mbrojtjen e fëmijëve nga fruthi.

Ju lutemi:

✅ Kontrolloni nëse fëmija juaj është i vaksinuar me vaksinën MMR sipas kalendarit të vaksinimit.
✅ Nëse vaksinimi nuk është i kompletuar, paraqituni në Qendrën e Vaksinimit në QKMF Obiliq për këshillim dhe vaksinim.
✅ Nëse fëmija shfaq temperaturë, kollë, rrjedhje hundësh dhe skuqje në lëkurë, kontaktoni mjekun dhe shmangni kontaktin me fëmijë të tjerë deri në vlerësimin mjekësor.

📞 Qendra e Vaksinimit – QKMF Obiliq
Tel: 045 494 158

Mos e shtyni vaksinimin.
Mbroni fëmijën tuaj, familjen dhe komunitetin! ❤️

QKMF OBILIQ
*Për shëndetin e fëmijëve tanë!*

🫁 Sot, më 1 Gusht, shënojmë Ditën Botërore të Kancerit të Mushkërive. Kjo ditë nuk është vetëm një kujtesë, por një thir...
01/08/2026

🫁 Sot, më 1 Gusht, shënojmë Ditën Botërore të Kancerit të Mushkërive. Kjo ditë nuk është vetëm një kujtesë, por një thirrje e fortë për veprim. Fakti është se duhanpirja është shkaktari kryesor përgjegjës për 80% të rasteve, duke dëmtuar mushkëritë tuaja në heshtje çdo ditë.

Kanceri i mushkërive fillon shpesh pa simptoma, prandaj diagnostikimi i hershëm është thelbësor dhe shpëton jetë. 🩺⏱️

Mos e injoroni kollën kronike apo vështirësitë në frymëmarrje. Në QKMF Obiliq bëhet Radiografia (RTG) 🩻 dhe Analizat e Gjakut 🧪 për vlerësim dhe kontroll profilaktik.

Shëndeti juaj nuk mund të presë; caktoni një vizitë në QKMF Obiliq. 🏥📞

20/07/2026

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se, pas pensionimit të gjinekologes së QKMF-së, shërbimi i marrjes së mostrave për Pap Test do të vazhdojë të ofrohet pa ndërprerje në QKMF.

Në përputhje me Udhëzimin Administrativ Nr. 04/2020 të Ministrisë së Shëndetësisë, në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare më nuk do të ofrohen shërbime nga mjeku gjinekolog. Megjithatë, personeli ynë shëndetësor do të vazhdojë të kryejë marrjen e mostrave për Pap Test sipas procedurave dhe standardeve në fuqi.

QKMF Obiliq mbetet e përkushtuar që të sigurojë vazhdimësinë e shërbimeve parandaluese dhe kujdesin cilësor për shëndetin e grave.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe besimin tuaj!

Sot, me rastin e pensionimit, i shprehim mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta Dr. Zekije Osmanit për kontributin ...
17/07/2026

Sot, me rastin e pensionimit, i shprehim mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta Dr. Zekije Osmanit për kontributin e saj shumëvjeçar dhe përkushtimin e treguar në shërbim të shëndetit të qytetarëve.

Për të vlerësuar punën dhe angazhimin e saj ndër vite, në emër të Kryetarit të Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, iu nda një mirënjohje, e cila u dorëzua nga nënkryetari Berat Gashi, Drejtoresha e DSHMS-së Albertina Dedinca dhe UD Drejtoresha e QKMF-së Dr Vjollca Hoti.

Dr. Zekije Osmanit i urojmë pensionim të mbarë, shëndet, lumturi dhe shumë vite të qeta e të mbushura me gëzim pranë familjes së saj.

Faleminderit për gjithçka që keni bërë për pacientët dhe komunitetin tonë!

15/07/2026

NJOFTIM

​Ju njoftojmë se numri i telefonit të Urgjencës së QKMF-së, 0800 11 043, është riparuar dhe tashmë është plotësisht në funksion.
​Qytetarët mund të vazhdojnë të kontaktojnë Urgjencën përmes këtij numri për çdo nevojë urgjente.
​Ju falënderojmë për mirëkuptimin!

11/07/2026

NJOFTIM

Ju njoftojmë se për shkak të një defekti teknik, nga ana e Telekomit të Kosovës, numri i telefonit të Urgjencës së QKMF-së 0800 11 043 aktualisht është jashtë funksionit.

Deri në sanimin e defektit, për nevoja urgjente qytetarët mund të kontaktojnë Urgjencën në numrin mobil:

📞 045 168 012

Ju falënderojmë për mirëkuptim!

Mirënjohje për një gjest fisnik!QKMF Obiliq shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e sinqertë për qytetarin tonë, Besnik Ho...
08/07/2026

Mirënjohje për një gjest fisnik!

QKMF Obiliq shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e sinqertë për qytetarin tonë, Besnik Hodaj, i cili sot dhuroi një karrocë për persona me aftësi të kufizuara, e cila do të jetë në shërbim të pacientëve që kanë nevojë për të.

Ky gjest human është një shembull i solidaritetit dhe përgjegjësisë qytetare, duke dëshmuar se me kontributin e secilit mund të ndihmojmë në përmirësimin e kujdesit shëndetësor.

Në emër të stafit të QKMF Obiliq dhe të gjithë përfituesve të këtij donacioni, e falënderojmë z. Besnik Hodaj për bujarinë dhe kontributin e tij të çmuar.

🤝 Mirësia shumëfishohet kur vihet në shërbim të të tjerëve.

🏥 U vendos gurthemeli i Qendrës së re Kryesore të Mjekësisë Familjare në ObiliqSot u shënua një moment i rëndësishëm për...
03/07/2026

🏥 U vendos gurthemeli i Qendrës së re Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq

Sot u shënua një moment i rëndësishëm për shëndetësinë në Komunën e Obiliqit, me ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të Qendrës së re Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

Në këtë ceremoni morën pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaqi, Drejtoresha e DSHMS-sê Albertina Dedinca si dhe përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale, profesionistë shëndetësorë dhe qytetarë.

Ndërtimi i QKMF-së së re paraqet një investim të rëndësishëm në infrastrukturën shëndetësore të komunës sonë. Kjo qendër do të ofrojë kushte moderne për punën e profesionistëve shëndetësorë dhe shërbime më cilësore, më efikase dhe më të qasshme për të gjithë qytetarët

URIME BANORË TË KOMUNËS SONË!.

Address

Rruga Hasan Prishtina
Obiliq
15000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when QKMF Obiliq posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share