Midlifeglow Me Linden

Midlifeglow Me Linden � Women Midlife Practitioner & Advocate
� Certified in Midlife & Menopause Women’s Health

Shtatori është muaji i ndërgjegjësimit për perimenopauzën.Dhe ndërgjegjësimi fillon duke ditur që perimenopauza nuk duke...
03/09/2026

Shtatori është muaji i ndërgjegjësimit për perimenopauzën.

Dhe ndërgjegjësimi fillon duke ditur që perimenopauza nuk duket njësoj te çdo femër, nuk fillon domosdoshmërisht me cikël të çrregullt dhe nuk është vetëm për simptomat.

Është edhe një periudhë e rëndësishme për shëndetin tonë në vitet që vijnë.
Sa më shumë dimë, aq më mirë kujdesemi për veten.

Ruaje dhe dërgoja një femre që mendon se mund t’i duhet.

31/08/2026

Perimenopauza nuk eshte vetem nje periudhe qe duhet ta kalosh. Sa me mire ta njohesh trupin tend dhe ndryshimet qe vijne me moshen, aq me shume mund te besh per shendetin tend ne vitet qe vijne.
Shihe si nje dritare mundesie.

Me ndiq nese do te mesosh me shume per perimenopauzen dhe shendetin ne midlife

Rreth 45% e rasteve të demencës mund potencialisht të parandalohen ose vonohen duke ndikuar në faktorë të rrezikut gjatë...
29/08/2026

Rreth 45% e rasteve të demencës mund potencialisht të parandalohen ose vonohen duke ndikuar në faktorë të rrezikut gjatë jetës.

Nuk mund ta kontrollojmë çdo gjë, por mund të bëjmë shumë për shëndetin e trurit: të lëvizim, të kujdesemi për tensionin, kolesterolin dhe diabetin, të mos izolohemi, të kujdesemi për dëgjimin, shikimin dhe shëndetin mendor.

Shëndeti i trurit ndërtohet shumë më herët se pleqëria.

Burimi: Livingston G, et al. Dementia prevention, intervention, and care: 2024 report of the Lancet standing Commission. The Lancet, 2024.

25/08/2026

Harresa në perimenopauzë mund të jetë shqetësuese, sidomos kur nuk e dimë çka është normale e çka jo.

Brain fog-u është i zakonshëm në këtë periudhë dhe nuk do të thotë automatikisht demencë.
Ajo që ka rëndësi është a po përkeqësohet dhe a po fillon të ndikojë në jetën e përditshme.

Ruaje këtë reels. Mund të të duhet.

23/08/2026

Ndoshta nuk mund ta ndryshojmë çdo gjë që na ndodh.

Por çdo ditë mund të zgjedhim çka bëjmë për veten tonë.

Dhe ndonjëherë, një zgjedhje e vogël sot ndryshon shumë nesër.

Midlife nuk është tepër vonë.

20/08/2026

Nuk duhet gjithmone nje stervitje e gjate.
Edhe 1 minute me litar mund ta ngre ritmin e zemres, t’i jape ngarkese kockave dhe te punoje koordinimin e muskujt.

Benefitet e medha vijne kur levizjen e bejme rregullisht. 🪢💪
Pak eshte me mire se aspak.

18/08/2026

Mos prit menopauzën për të filluar të kujdesesh për trupin tënd.

Aktiviteti fizik nuk është vetëm për peshën apo pamjen. Është investim për zemrën, trurin, kockat dhe muskujt e tu — për mënyrën si do të ndihesh edhe pas 10 apo 20 vitesh.

Nuk duhet të jetë torturë. Gjej diçka që të pëlqen dhe që mund ta vazhdosh.
Edhe pak, por rregullisht, ka rëndësi. 💪

Në perimenopauzë nuk ndryshon vetëm estrogjeni.Ndryshojnë edhe progesteroni dhe testosteroni, prandaj edhe simptomat mun...
15/08/2026

Në perimenopauzë nuk ndryshon vetëm estrogjeni.

Ndryshojnë edhe progesteroni dhe testosteroni, prandaj edhe simptomat mund të jenë ndryshe nga një muaj në tjetrin.

Më e rëndësishmja është ta kuptosh çfarë po ndodh në trupin tënd dhe të mos i injorosh simptomat që po ta vështirësojnë jetën.

Ruaje. Mund të të duhet.


Address

Rr. Bill Clinton
Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Midlifeglow Me Linden posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Midlifeglow Me Linden:

Shortcuts

Share