05/07/2026
KONSTIPACIONI (KAPSLLËKU)
Konstipacioni është një nga ankesat më të shpeshta në gastroenterologji, por fatkeqësisht edhe një nga më të neglizhuarat.
Shumë persona përpiqen ta zgjidhin problemin vetë, duke përdorur vazhdimisht çajra “natyralë” ose laksativë, pa e ditur se përdorimi i pakontrolluar i tyre mund të përkeqësojë funksionin normal të zorrëve, të krijojë varësi nga laksativët dhe të vonojë diagnostikimin e shkakut të vërtetë.
Simptomat më të shpeshta;
✔️ Më pak se 3 jashtëqitje në javë
✔️ Feçe të forta dhe sforcim gjatë defekimit
✔️ Ndjenjë e zbrazjes jo të plotë të zorrëve
✔️ Fryrje dhe parehati abdominale
❓ Cili mund të jetë shkaku
Konstipacioni nuk është një sëmundje, por një simptomë që mund të lidhet me:
• Dietë të varfër me fibra dhe marrje të pamjaftueshme të lëngjeve.
• Mungesë të aktivitetit fizik.
• Efekte anësore të barnave.
• Sindromën e zorrës së irrituar (IBS).
• Çrregullime hormonale dhe metabolike, si hipotiroidizmi ose diabeti.
• Sëmundje neurologjike.
• Ngushtime të zorrës, polipe ose tumore të zorrës së trashë.
• Në raste të caktuara, edhe infeksione parazitare.
🚨 Kur duhet të konsultoheni me gastroenterologun?
🔴 Nëse konstipacioni fillon papritur.
🔴 Nëse shoqërohet me gjak në feçe.
🔴 Nëse keni humbje peshe pa arsye.
🔴 Nëse keni dhimbje të forta abdominale ose fryrje të vazhdueshme.
🔴 Nëse simptomat zgjasin për javë ose muaj pavarësisht masave të marra.
✅ Mos e neglizhoni!
Trajtimi i konstipacionit nuk konsiston vetëm në marrjen e një laksativi. Hapi më i rëndësishëm është identifikimi i shkakut dhe trajtimi i tij në mënyrë të duhur.
Kujdesuni për shëndetin e sistemit tuaj tretës. Një konsultë në kohën e duhur mund të bëjë diferencën.