09/07/2026
📅 Më 18.06.2026 u përmbyll me sukses aktiviteti i Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP), i organizuar nga Shoqata e Teknikëve të Radioterapisë të Klinikës së Onkologjisë (SHTOK).
Aktivitetin e hapën Kryetarja e SHTOK-ut, MSc. Valmira Rexhepi Sllamniku, dhe Sekretari i SHTOK-ut, Prof. Dr. Kushtrim Dina, të cilët përshëndetën pjesëmarrësit dhe theksuan rëndësinë e edukimit të vazhdueshëm profesional në avancimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor.
Një falënderim i veçantë u takon ligjëruesve për kontributin e tyre të çmuar në realizimin me sukses të këtij aktiviteti:
• Prof. Dr. Kushtrim Dina – Sekretar i SHTOK-ut
• Psikologe Klinike Vlora Hajdari Mehmeti
• Ass. MSc. Donjeta Muja
• MSc. Egzona Shkodra
• BSc. Albulena Kazazi
Mirënjohje e veçantë shkon edhe për monitoruesen e Odës së Infermierëve të Kosovës, znj. Mesefa, e cila, përmes fjalëve të saj inkurajuese dhe vlerësimit pozitiv, shprehu kënaqësinë për organizimin dhe nivelin profesional të dëshmuar nga SHTOK-u.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit, ligjëruesit, bashkëpunëtorët dhe institucionet mbështetëse për kontributin e tyre në realizimin me sukses të këtij aktiviteti. Edukimi i Vazhdueshëm Profesional, i akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosovës, dëshmoi edhe një herë përkushtimin e SHTOK-ut në promovimin e dijes, zhvillimin profesional dhe ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor.
Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen, besimin dhe mbështetjen!
Shoqata e Teknikëve të Radioterapisë të Klinikës së Onkologjisë (SHTOK)