07/05/2026
🐝 Dobitë e Mjaltit
- Mjalta konsiderohet një nga ushqimet më të preferuara për njerëzit,për këtë arsye quhet lëng i artë me veti mjekuese..
-Bletët fluturojnë nga lulja në lule për të mbledhur nektarin nga bimët e ndryshme për ta vensosur në zgjojin e tyre,duke formuar mjaltin për dobi shëndetësore...
-Mjalti përmban shumë larmi të lëndëve ushqyese si: vitamin
B,C..kalcium,kalium,magnez,proteina dhe aminoacide...
-Mjalti preferohet të konsumohet i kristalizuar pasi ruan vetitë e mira.Mjalti original mundet të dekristalizohet nëse vendoset kavanozi në ujë të ngrohtë për një kohë të caktuar.
-Kemi disa lloje të mjaltit si;bagremi,livadhi,mali,pishe etj
- Mjalti i bagremit është jashtëzakonisht i ndritshëm,i butë në aromë dhe shije.Ndihmon shumë në problemet me pagjumësinë,aneminë,astmën alergjike,problemet e frymëmarrjes,ftohjen dhe gripin,inflamacionin e kanaleve urinare,problemet me stomakun,spazma,acid,gastrit,ulçera,vepron edhe si qetësues si dhe për imunitet.
-Mjalti i livadhit përdoret për gripe gjithashtu,ështe i mirë për mushkritë,hollimin e kelbazës,mukozës,për kollën,ulë presionin e gjakut,rregullon melqinë,infeksionët,parandalon qelizat kancerogjene.
-Mjalti i malit ka ngjyrën më të errët,shijen më të rëndë,përdoret për gripe,mushkri,bronhit,dhimbje të lukthit si dhe për imunitet.
-Gjithashtu mjalti i përzier me farën e zezë është përzierje e dy ilaqëve me dobi të shumta për trupin.
🆕 Ka thënë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem :
"Në farën e zezë (el-habbetu es-seude) ka shërim për çdo sëmundje përveç vdekjes. "
E ka bërë Sahijh shejkh el-Albani
-Në ajete Kur'anore Allahu e përmend bletën dhe dobitë e saja,..."kështu prej barkut të sajë del lëng me ngjyra të larmishme në të cilin ka ilaq e shërim për njerëzit."
🍯 Pirja esëll e mjaltit të përzier me ujë
Ibën Kajjimi – Allahu e mëshiroftë – ka thënë:
“...Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – e pinte esëll mjaltin e përzier me ujë. Te kjo qëndron një sekret i shkëlqyer për ruajtjen e shëndetit që nuk e kupton vetëm se i zgjuari fisnik.”
📚Zadul-Me’ad, vëll. 4, fq. 32
-Mjalti tek ne është nga rajoni i Gollakut dhe disa vise të Kosovës,dhe rajonit. Mjaltë me cilësi të lartë dhe shije të mirë
- Kemi edhe qumështin e bletës,vajin e farës së zezë dhe vajin e ullirit të gjitha bio. Ju mirëpresim tek Hixhame Refreshh
049 719 857 Prishtinë