07/09/2026
Pse është e rëndësishme matja e kushteve mikroklimatike në vendin e punës?
Kushtet joadekuate të ajrit të brendshëm shkaktojnë lodhje, rënie të përqendrimit dhe probleme shëndetësore te punonjësit, ndërsa lagështia e patrajtuar nxit zhvillimin e mykut dhe baktereve.
Për më tepër, vlerësimi i këtyre parametrave është një obligim ligjor për sigurinë dhe shëndetin në punë. 📋
Për të garantuar një ambient të sigurt dhe konform standardeve, HSK ofron shërbimin e testimit profesional me personel të kualifikuar dhe pajisje të avancuara teknologjike. 🛠️✨