IPACMED

IPACMED Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from IPACMED, Medical and health, Rruga Bulevardi Dëshmoret e Kombit, Pristina.

IPACMED & CONSULTING
Qendra Liderë në Ballkan për Referimin e Pacientëve për Trajtime Shëndetësore Jashtë Vendit
IPACMED & CONSULTING ofron zgjidhje të sigurta dhe profesionale për pacientët që kërkojnë trajtime mjekësore jashtë vendit.

IPACMED&CONSULTING Para se të merni një vendim të rëndësishëm për shëndetin tuaj , merrni një mendim të dytë nga Special...
19/08/2026

IPACMED&CONSULTING
Para se të merni një vendim të rëndësishëm për shëndetin tuaj , merrni një mendim të dytë nga Specialistët më të mir ndërkombëtarë

Gjithçka nisi me një ëndërr: t’u ofrojmë pacientëve tanë mundësinë për trajtimet më të mira. ❤️Sot, ajo ëndërr po bëhet ...
17/08/2026

Gjithçka nisi me një ëndërr: t’u ofrojmë pacientëve tanë mundësinë për trajtimet më të mira. ❤️
Sot, ajo ëndërr po bëhet realitet – çdo ditë, për çdo pacient që kërkon shpresë dhe një mundësi më të mirë për shëndetin e tij.

IPACMED & CONSULTING lidh pacientët me mundësi të avancuara diagnostikimi dhe trajtimi në qendrat më të mira shëndetësore jashtë vendit, duke i shoqëruar me kujdes, profesionalizëm dhe përkushtim në çdo hap.

Sepse për ne, një pacient nuk është vetëm një numër.
Është një jetë. Është një familje. Është një shpresë. 🙏

IPACMED & CONSULTING – ku ëndrra për shëndet më të mirë bëhet realitet.
Të gjitha konsultat falas në zyre


Ose në numrin
+383 44 340 888

🩺 Për shëndetin tuaj, zgjidhni sigurinë e një mendimi të dytë!Mos merrni një vendim të rëndësishëm pa u konsultuar me sp...
10/07/2026

🩺 Për shëndetin tuaj, zgjidhni sigurinë e një mendimi të dytë!

Mos merrni një vendim të rëndësishëm pa u konsultuar me specialistët më të mirë ndërkombëtarë. IPACMED&CONSULTING ju ndihmon të merrni një vlerësim profesional të dosjes suaj mjekësore dhe t'ju referojë në spitalet më të njohura në Turqi, Itali, Gjermani, Austri dhe vende të tjera evropiane.

Ne ju shoqërojmë në çdo hap të procesit – nga vlerësimi i dokumentacionit mjekësor deri te organizimi i trajtimit, në gjuhën shqipe.

Ky vlerësim është i rekomanduar nëse:

• Dëshironi një konfirmim të pavarur të diagnozës.
• Jeni para një vendimi të rëndësishëm mjekësor (operacion, trajtim onkologjik, etj.).
• Trajtimi aktual nuk po jep rezultatet e pritura.
• Dëshironi të njihni opsionet më të avancuara të trajtimit jashtë vendit.
• Jeni familjar ose shoqërues i një pacienti që ka nevojë për një vlerësim profesional.

📩 Na dërgoni dosjen tuaj mjekësore dhe ekipi ynë do ta shqyrtojë me kujdes për t'ju propozuar zgjidhjen më të përshtatshme.

IPACMED&CONSULTING
📞 +383 44 340 888
📞 +383 48 340 888

IPACMED&CONSULTING – Qendra Lider në Ballkan për Referimin e Pacientëve për Trajtime Shëndetësore Jashtë Vendit.

Këshilla për pacientët që janë duke marrë kimioterapi gjatë ditëve të nxehta të verësTemperaturat e larta mund të ndikoj...
30/06/2026

Këshilla për pacientët që janë duke marrë kimioterapi gjatë ditëve të nxehta të verës

Temperaturat e larta mund të ndikojnë më shumë tek pacientët që marrin kimioterapi.

Ndiqni këto këshilla:

☀️ Qëndroni të hidratuar

* Pini ujë rregullisht gjatë gjithë ditës, edhe nëse nuk ndjeni etje.
* Shmangni alkoolin dhe kufizoni pijet me shumë kafeinë nëse ju dehidratojnë.

🧢 Shmangni ekspozimin në diell

* Qëndroni në ambiente të freskëta ose me ajër të kondicionuar, veçanërisht nga ora 11:00 deri në 17:00.
* Përdorni kapelë, syze dielli dhe krem mbrojtës (SPF ≥30) kur dilni jashtë, pasi disa barna të kimioterapisë e bëjnë lëkurën më të ndjeshme ndaj diellit.

👕 Vishni rroba të lehta

* Zgjidhni rroba të gjera, me ngjyra të çelëta dhe prej pambuku ose materialesh që lejojnë ajrosjen.

🍉 Ushqehuni lehtë

* Konsumoni vakte të vogla dhe ushqime të pasura me ujë, si fruta dhe perime të freskëta, nëse lejohen nga mjeku juaj.

😴 Pushoni sa herë që ndiheni të lodhur

* Nxehtësia mund të rrisë lodhjen e shkaktuar nga kimioterapia.

🌡️ Monitoroni temperaturën e trupit

* Nëse temperatura është 38°C ose më e lartë, kontaktoni menjëherë ekipin tuaj mjekësor. Ethet gjatë kimioterapisë mund të jenë shenjë e një infeksioni serioz.

⚠️ Kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë nëse keni:

* Marramendje ose të fikët.
* Vështirësi në frymëmarrje.
* Konfuzion ose përgjumje të pazakontë.
* Të vjella ose diarre të vazhdueshme që pengojnë marrjen e lëngjeve.
* Shenja dehidratimi (gojë e thatë, urinim i pakët, urinë shumë e errët).

💊 Mos ndryshoni trajtimin tuaj

* Vazhdoni të merrni barnat sipas udhëzimeve dhe mos shtyni seancat e kimioterapisë pa u konsultuar me onkologun.

:Çdo pacient është i ndryshëm. Nëse keni pyetje ose simptoma të reja, kontaktoni mjekët e onkologjisë.

🎗️ Kur përballemi me kancerin, shpresa nuk duhet të mungojë kurrë.Çdo pacient meriton mundësinë për trajtimin më të mirë...
22/06/2026

🎗️ Kur përballemi me kancerin, shpresa nuk duhet të mungojë kurrë.

Çdo pacient meriton mundësinë për trajtimin më të mirë, kujdes të specializuar dhe mbështetje në çdo hap të rrugëtimit të tij.

Në IPACMED & CONSULTING, ne ndërtojmë ura drejt qendrave më të avancuara mjekësore, duke ofruar konsultim profesional dhe organizim të plotë të trajtimit jashtë vendit.

Sepse pas çdo diagnoze qëndron një jetë, një familje dhe një ëndërr që meriton të vazhdojë.

📞 Na kontaktoni:
🇽🇰 +383 44 340 888

IPACMED & CONSULTING – Partneri juaj drejt trajtimit të specializuar dhe shpresës për një të nesërme më të mirë. 💙

🩸 Trajtimi i leukemisë jashtë vendit kërkon më shumë se një udhëtim – kërkon përvojë, koordinim dhe besim.Në IPACMED & C...
19/06/2026

🩸 Trajtimi i leukemisë jashtë vendit kërkon më shumë se një udhëtim – kërkon përvojë, koordinim dhe besim.

Në IPACMED & CONSULTING, ne e dimë se çdo pacient dhe çdo familje përballet me një sfidë të madhe. Prandaj, ne ofrojmë një shërbim të plotë dhe të personalizuar, duke bashkëpunuar me spitalet universitare dhe qendrat më të njohura në Evropë dhe Turqi për trajtimin e leukemisë, transplanteve të palcës kockore dhe sëmundjeve hematologjike.

Ne kujdesemi për:
✅ Vlerësimin profesional të dokumentacionit mjekësor.
✅ Organizimin e konsultave me specialistët më të mirë.
✅ Koordinimin e trajtimit dhe pranimit në spital.
✅ Mbështetje të vazhdueshme për pacientin dhe familjen në çdo hap të procesit.

📍 Të gjitha konsultat janë FALAS në zyrat tona në:
🇽🇰 Prishtinë
🇦🇱 Tiranë

📞 Për informata dhe caktim termini:
+383 44 340 888
📲 Viber & WhatsApp

IPACMED & CONSULTING – Partneri juaj i besueshëm për trajtime mjekësore ndërkombëtare, me profesionalizëm, transparencë dhe përkushtim maksimal ndaj çdo pacienti.

📢 LAJM I RËNDËSISHËMMe krenari ju njoftojmë se IPACMED & CONSULTING zgjeron bashkëpunimin e saj ndërkombëtar me një nga ...
19/06/2026

📢 LAJM I RËNDËSISHËM

Me krenari ju njoftojmë se IPACMED & CONSULTING zgjeron bashkëpunimin e saj ndërkombëtar me një nga qendrat më prestigjioze shëndetësore në Itali – Azienda Ospedale–Università di Padova, e renditur ndër spitalet më të mira të vendit.

Nga sot, IPACMED & CONSULTING do të jetë përfaqësues për Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë, duke ofruar asistencë dhe koordinim për pacientët që kanë nevojë për trajtime të specializuara në këtë institucion të njohur.

Një falënderim i veçantë shkon për Dr. Paolo Fortuna, Drejtor i Përgjithshëm i Spitalit, dhe Prof. Gianpietro Semenzato, një nga hematologët më të njohur në Itali dhe në Evropë, për besimin, bashkëpunimin dhe përkushtimin e tyre në shërbim të pacientëve.

Misioni ynë mbetet i pandryshuar: të lidhim pacientët me qendrat më të mira mjekësore në Evropë dhe të ofrojmë mbështetje profesionale në çdo hap të trajtimit.

IPACMED & CONSULTING – Ura juaj drejt kujdesit shëndetësor ndërkombëtar.
Të gjitha konsultat falas në zyret në Prishtinë dhe Tiranë
+383 44 340 888

29/05/2026
Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit,IPACMED & CONSULTING – Qendra Liderë për Referimin e Pacientëve për Tra...
27/05/2026

Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit,
IPACMED & CONSULTING – Qendra Liderë për Referimin e Pacientëve për Trajtime Shëndetësore Jashtë Vendit, ju uron nga zemra paqe, shëndet, begati dhe lumturi në çdo familje.

Kjo festë e sakrificës, humanizmit dhe solidaritetit le të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin, duke sjellë mirësi, dashuri dhe shpresë për të gjithë.

Urojmë që kjo ditë e bekuar t’ju gjejë pranë më të dashurve tuaj, me zemër të mbushur me gëzim dhe sofrat plot bereqet.

Gëzuar Kurban Bajramin!

Me respekt,
IPACMED & CONSULTING
Qendra Liderë për Referimin e Pacientëve për Trajtime Shëndetësore Jashtë Vendit

🏥 IPACMED & CONSULTING zgjerohet edhe në Tiranë!Qendra Liderë në Ballkan për Referimin Ndërkombëtar të Pacientëve për Tr...
07/05/2026

🏥 IPACMED & CONSULTING zgjerohet edhe në Tiranë!
Qendra Liderë në Ballkan për Referimin Ndërkombëtar të Pacientëve për Trajtime Shëndetësore dhe Estetike Jashtë Vendit tashmë ka hapur zyrën e saj edhe në Tiranë. 🇦🇱
✅ Konsulta dhe orientim profesional
✅ Referim në spitalet më të njohura ndërkombëtare
✅ Konsulta të dyta falas nga profesionistë shëndetësorë me renome botërore
✅ Mbështetje gjatë gjithë procesit të trajtimit

📍 Zyra në Tiranë tashmë është në dispozicion për të gjithë pacientët që kërkojnë trajtim cilësor dhe të sigurt jashtë vendit.

📞 Për të gjitha informacionet:
+355 69 601 0188

IPACMED & CONSULTING
Besimi juaj drejt shërimit më të mirë.

Address

Rruga Bulevardi Dëshmoret E Kombit
Pristina
10000

Telephone

+38348700703

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when IPACMED posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to IPACMED:

Shortcuts

Share