Oda e Infermierëve të Kosovës

Oda e Infermierëve të Kosovës Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësor të Kosovës. (OIK)

Të nderuar anëtarë,Ju njoftojmë se anëtarët të cilët kanë përmbushur obligimet e anëtarësisë ndaj OIK-ut brenda afatit t...
11/06/2026

Të nderuar anëtarë,

Ju njoftojmë se anëtarët të cilët kanë përmbushur obligimet e anëtarësisë ndaj OIK-ut brenda afatit të përcaktuar janë përfshirë në skemën e sigurimit të jetës, e cila hyn në fuqi më 01 Korrik 2026.

Për finalizimin e procedurës së regjistrimit dhe aktivizimin e mbulimit të sigurimit, është e domosdoshme plotësimi i Pyetësorit Shëndetësor. Linku për plotësimin e pyetësorit i është dërguar secilit përfitues përmes email-it të regjistruar në sistem.

📌 Plotësimi i pyetësorit duhet të bëhet më së largu deri më 25 Qershor 2026.

Për detaje të tjera, ju lutemi referojuni email-it të cilin e keni pranuar, si dhe profilit tuaj në platformën online, në menynë “Benefitet nga anëtarësia”.

ℹ️ Skema e sigurimit mbulohet nga OIK dhe nuk ka kosto shtesë për anëtarët përfitues.

NJOFTIM PËR ANËTARËT E OIK-UT RRETH PAGESËS SË ANËTARËSISËTë nderuar anëtarë,Ju njoftojmë se, për shkak të interesimit d...
01/06/2026

NJOFTIM PËR ANËTARËT E OIK-UT RRETH PAGESËS SË ANËTARËSISË

Të nderuar anëtarë,

Ju njoftojmë se, për shkak të interesimit dhe kërkesave të shumta nga anëtarët, afati për kryerjen e obligimeve të anëtarësisë është shtyrë deri më 05 Qershor 2026.

Ju rikujtojmë se pagesa e anëtarësisë është obligative për të gjithë profesionistët shëndetësorë, në përputhje me Ligjin Nr. 04/L-150 për Odat e Profesionistëve Shëndetësorë. Po ashtu, në mbështetje të Vendimit të Kuvendit të Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë të Kosovës (OIK), të datës 27.02.2026, është përcaktuar lartësia e anëtarësisë dhe mënyra e pagesës së saj.

Bazuar në Ligjin Nr. 04/L-150 për Odat e Profesionistëve Shëndetësorë dhe Rregulloren për Regjistrim dhe Anëtarësim të Profesionistëve Shëndetësorë në OIK, pagesa e anëtarësisë është obligative për të gjithë profesionistët shëndetësorë të regjistruar në Odë. Sipas Nenit 10, anëtarët janë të obliguar të paguajnë rregullisht tarifën e anëtarësisë, ashtu siç përcaktohet me vendim të Kuvendit të OIK-ut.

Mospërmbushja e këtij obligimi për një periudhë prej gjashtë (6) muajsh rezulton me përfundimin e anëtarësimit, fshirjen nga Regjistri i Anëtarëve dhe humbjen e të gjitha të drejtave që rrjedhin nga anëtarësia, përfshirë edhe të drejtën për licencë. Në rast të ri-anëtarësimit, anëtari është i obliguar të paguajë dyfishin e tarifës së regjistrimit.

Nëse dëshironi të hiqni dorë nga anëtarësimi në OIK dhe nga ushtrimi i profesionit me licencën e lëshuar nga OIK-u, duhet të parashtroni kërkesë për çregjistrim në OIK. Me rastin e paraqitjes së kërkesës duhet të dorëzoni:
• Licencën origjinale;
• Kartelën e anëtarësisë;
• Dëshminë e pagesës së anëtarësisë deri në momentin e paraqitjes së kërkesës për çregjistrim.

Ju njoftojmë se me rastin e anëtarësimit në OIK, anëtarët marrin edhe obligimet dhe përgjegjësitë që burojnë nga legjislacioni në fuqi dhe aktet nënligjore të OIK-ut. Për trajtimin e çdo kërkese administrative është e nevojshme që paraprakisht të përmbushen obligimet përkatëse ndaj OIK-ut dhe të dorëzohen dokumentet sipas procedurave në fuqi.

Pas përmbushjes së këtyre kushteve, kërkesa do të shqyrtohet dhe trajtohet në përputhje me rregulloret përkatëse.

Ju njoftojmë se nga data 08.06.2026 sistemi do të iniciojë në mënyrë automatike procedurën për:
• Çregjistrimin nga Regjistri i Anëtarëve të OIK-ut;
• Inicimin e procedurave disiplinore për mospagesë të anëtarësisë;
• Revokimin e licencës profesionale;
për çdo anëtar që posedon më shumë se gjashtë (6) muaj obligime të papaguara të anëtarësisë, në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi.

Po ashtu, të gjithë anëtarët që nuk i kryejnë obligimet e anëtarësisë deri më 05.06.2026 nuk do të mund të jenë përfitues të benefiteve dhe shërbimeve të OIK-ut, përfshirë:
• Mbrojtjen Ligjore;
• Sigurimin Jetësor dhe Shëndetësor;
• Edukimin e Vazhdueshëm Profesional (EVP);
• Shërbime dhe programe të tjera të dedikuara për anëtarët aktivë të OIK-ut.
Pagesën e anëtarësisë mund ta gjeneroni përmes profilit tuaj në platformën online të OIK-ut:
https://app.oik-ks.org

Pas kyçjes në sistem:
• Klikoni në menynë “Pagesa e Anëtarësisë”;
• Klikoni butonin “Gjenero pagesën e anëtarësisë dhe faturën”.
Periudha minimale e pagesës është një (1) vit dhe fatura do t’ju dërgohet në adresën tuaj elektronike. Nëse posedoni borxh për periudhën paraprake, ai do t’i bashkëngjitet faturës.
Afati i fundit për kryerjen e obligimeve të anëtarësisë: 05 Qershor 2026.

Nëse pagesa bëhet në njërën nga degët e Western Union, Capital Ria, Vllesa Pagesa apo Posta e Kosovës, ne pranojmë raportin ditor (pas një ditë pune) nga këto institucione dhe nuk keni nevojë ta sillni fletëpagesën për verifikim.

Nëse pagesa bëhet në bankat tjera, pagesën mund ta dërgoni të skanuar në emailin [email protected] ose ta sillni personalisht në zyrat e OIK-ut për verifikim. Sigurohuni që gjatë pagesës t’i shkruani të dhënat tuaja në mënyrë të saktë, përfshirë emrin, mbiemrin dhe numrin serik të faturës në përshkrimin e pagesës.

Për pagesat ndërkombëtare, të dhënat bankare janë:
Banka: NLB Banka sh.a.
Adresa: Ukshin Hoti nr. 124, Prishtinë, Kosovë
SWIFT CODE: NLPR XK PR
IBAN: XK05 + numri i llogarisë

Faleminderit për bashkëpunimin!
Me respekt,

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Oda e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor u shpreh urimet ...
27/05/2026

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Oda e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor u shpreh urimet më të sinqerta të gjithë komunitetit infermieror, duke ju dëshiruar shëndet, paqe, harmoni dhe mbarësi në familjet tuaja.

Kjo festë e sakrificës, solidaritetit dhe humanizmit le të shërbejë si frymëzim për më shumë mirëkuptim, dashuri dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit dhe profesionit fisnik që ushtrojmë çdo ditë.

Gëzuar Kurban Bajramin!

Nexhmije Gori
Kryetare e Odës së infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor

22/05/2026

Njoftim për provimin Profesional të Rilicencimit 29.05.2026

Të nderuar kandidatë që do t’iu nënshtroheni provimit profesional të rilicencimit.
Iu njoftojmë se provimi për të gjitha profilet do të mbahet me datë 29.05.2026, me fillim nga ora 10:00.
Aplikimi për këtë afat do të jetë i hapur deri me datë 26.05.2026 ora 16:00.

Aplikimi për Provimin Profesional të ri licencimit bëhet përmes platformës online (Për informata KLIKO KËTU https://oik-ks.org/licencimi/rilicencimi/)
Pas aplikimit me sukses dhe pas konfirmimit të pagesës, aplikimi fillimisht do të jetë në pritje për vlerësimin e pikëve të poseduara, dhe pas vlerësimit do të njoftoheni përmes e-mail për numrin e pikëve dhe do të pranoni faturën për provim.

Nga momenti i konfirmimit të pagesës për Provimin Profesional do të jeni në listë për të ju nënshtruar provimit.
Ju inkurajojmë të lexoni Rregulloren për Licencimin dhe Rilicencimin e Profesionistëve Shëndetësorë, posaçërisht nenin 9, i cili rregullon procedurën e Provimit Profesional.

Pyetjet e provimit mund ti gjeni këtu: https://bit.ly/403CMwb

Provimi do të mbahet në ambientet e OIK-ut.

Gjatë paraqitjes në provim duhet të keni me vete Dokumentin e Identifikimit(Leternjoftim/Pasaport) apo kartelën e anëtarësisë.

Me respekt,
OIK
https://oik-ks.org/njoftim-per-provimin-profesional-te-rilicencimit-29-05-2026/

Njoftim lidhur me shërbimet juridike dhe sigurimet shëndetësore e të jetës për anëtarët e OIK-utTë nderuar anëtarë të OI...
15/05/2026

Njoftim lidhur me shërbimet juridike dhe sigurimet shëndetësore e të jetës për anëtarët e OIK-ut

Të nderuar anëtarë të OIK-ut,

Me kënaqësinë më të madhe ju informojmë zyrtarisht se OIK-u, në vazhdën e përpjekjeve për përmirësimin e gjendjes materiale dhe sociale të anëtarësisë së vet, ka ndërmarrë disa hapa shumë të rëndësishëm për përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave tuaja juridike, si dhe për sigurimet shëndetësore dhe të jetës.

Falë përpjekjeve të organeve të OIK-ut, ne kemi arritur që të gjitha këto shërbime t’i sigurojmë me një kosto minimale financiare.

Pakoja e shërbimeve juridike përfshin:
1. Shërbime juridike sipas parimit rast për rast, duke përfshirë përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave ligjore të Odës para gjykatave të të gjitha niveleve, prokurorive, organeve të administratës publike qendrore dhe lokale, organeve disiplinore dhe çdo autoriteti tjetër kompetent. Përfaqësimi përfshin ndërmarrjen e të gjitha veprimeve procedurale, ushtrimin dhe tërheqjen e mjeteve juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme, si dhe përfaqësimin në procedura të ndërmjetësimit, ujdi gjyqësore dhe jashtëgjyqësore.
2. Përfaqësim profesional për anëtarët e Odës në rastet e ushtrimit të padive për dëmshpërblim për shkak të shkeljes së nderit, cenimit të dinjitetit dhe dëmtimit të integritetit profesional. Kjo përfshin përgatitjen e padive, përfaqësimin në procedura civile për kompensim të dëmit material dhe jomaterial, si dhe ndërmarrjen e çdo veprimi të nevojshëm për mbrojtjen efektive të reputacionit profesional të anëtarëve.
3. Mbrojtje ligjore në të gjitha çështjet që burojnë nga marrëdhënia e punës, përfshirë, por pa u kufizuar në kontestet lidhur me ndërprerjen e kontratës së punës, procedurat disiplinore, mosrespektimin e të drejtave nga marrëdhënia e punës, mospagesën e pagës, diskriminimin dhe çdo shkelje tjetër të të drejtave të garantuara me legjislacionin e punës në fuqi.
4. Shërbimet juridike do të përfshijnë gjithashtu përfaqësimin në procedura administrative dhe gjyqësore që lidhen me fitimin e pensionit të pleqërisë, pensionit invalidor, pensionit familjar, njohjen e stazhit të punës dhe çdo kontest tjetër me autoritetet kompetente pensionale.
5. Ofruesi i shërbimeve do të përfaqësojë anëtarët e Odës edhe në kontestet që kanë të bëjnë me zbatimin e procedurave të konkurseve publike, duke përfshirë ankesat ndaj rezultateve të konkurseve, shkeljet procedurale në procesin e rekrutimit dhe kontestet administrative apo gjyqësore që rrjedhin nga këto procedura.

Ndërsa pakoja e sigurimeve shëndetësore dhe të jetës përfshin:
Polica e sigurimit do të mbulojë rastet e sigurimit:
I. Vdekje për shkaqe aksidenti,
II. Vdekja e shkaktuar nga sëmundjet profesionale
III. Vdekje natyrale (si pasoj e sëmundjeve të ndryshme)
IV. Pa aftësi – Invaliditeti për shkak të aksidetit
V. Kompensim për sëmundjet e rënda duke përfshirë:
1. Atak kardiologjik
2. Kardiokirurgji (Intervenim i hapur), Intervenim i aortës, kirurgji by-pass i aortës, Implantim të valvulës së zemrës, verbëri, shurdhëri, sklerozë multitiple, djegie e shkallës së tretë, paralizë, sëmundje alzhajmer, gjendje kome.
3. Sulm në tru
4. Dështim kronik të veshkëve
VI. Sëmundje onkologjike
VII. Qëndrim në spital
VIII. Thyrje e kockave për shkak të aksidentit.
IX. Kirurgji kozmetike për shkak të pasojave të aksidentit.

Tabela e Mbulesave Siguruese
Nr. Përshkrimi Shumat Siguruese
1 Vdekje nga aksidenti € 3,500
2 Invaliditet nga aksidenti € 1,500
3 Paaftësi nga lëndimi në punë € 3,000
4 Sëmundje onkologjike € 4,000
5 Vdekje nga sëmundje profesionale € 3,500
6 Vdekje natyrale (deri në moshën 65 vjeç) € 1,000
7 Sëmundje të rënda nga pika -V- € 750
8 Qëndrim spitalor 7 - 14 ditë € 100
9 Qëndrim spitalor 15 - 21 ditë € 150
10 Qëndrim spitalor mbi 22 ditë € 200
11 Kirurgji kozmetike si pasojë e aksidentit € 250

Këto pako hyjnë në fuqi nga data 1 korrik 2026, andaj ne jemi të obliguar që deri më datë 01.06.2026 të procedojmë listën e anëtarëve aktivë që përfshihen në shërbimet e sigurimeve shëndetësore dhe mbrojtjes ligjore.

Për të siguruar një gjithëpërfshirje të anëtarëve të saj, Kuvendi i OIK-ut ka miratuar vendim për caktimin e lartësisë së anëtarësisë si në vijim:
1. Taksa e anëtarësisë për të gjithë të punësuarit në sistemin publik paguhet në shumën prej 0.5% nga paga bruto dhe e njëjta inkasohet nga sistemi i pagesave Payroll (Ministria e Financave – Thesari i Kosovës).
2. Anëtarët e papunë dhe të punësuarit në sektorin privat paguajnë anëtarësinë në shumën prej 3 euro në muaj.
3. Anëtarët e OIK-ut që kanë statusin e pensionerit paguajnë anëtarësinë në shumën prej 2 (dy) euro në muaj.
4. Pagesa e anëtarësisë për anëtarët e OIK-ut nga pika 2 dhe 3 e këtij vendimi bëhet në baza vjetore.
5. Mospërmbushja e këtij obligimi për më shumë se 6 muaj do të ketë për pasojë inicimin e procedurës disiplinore në pajtim me ligjet në fuqi.
6. Çdo ngecje në pagesë do të ketë për pasojë çregjistrimin nga regjistri i anëtarëve dhe revokimin e licencës, sipas Rregullores për Anëtarësim, nenit 10 dhe 11.

Për të përfshirë edhe anëtarët nga pika 2 dhe 3 e vendimit, ju duhet që të gjeneroni faturën për një vit, ndërsa anëtarët të cilët kanë bërë pagesën për 5 vite duhet të rimbursojnë diferencën në mes të shumës së anëtarësisë të paguar më parë për muaj me diferencën e mbetur sipas shumës së anëtarësisë, bazuar në Vendimin 158 të datës 02.03.2026 të Kuvendit të OIK-ut.

Pagesën e anëtarësisë mund ta gjeneroni përmes profilit tuaj në platformën elektronike të OIK në menynë “Pagesa e anëtarësisë”, duke klikuar butonin “Gjenero pagesën e anëtarësisë dhe faturën”. Periudha minimale është 1 vit dhe fatura do t’ju dërgohet në email. Nëse posedoni borxh për periudhën paraprake, ai do t’i bashkangjitet faturës.

Të gjitha mjetet nga anëtarësia do të shkojnë ekskluzivisht në mbulimin e kostos së shërbimeve shëndetësore dhe atyre juridike, prandaj për të qenë pjesë e listës së shfrytëzuesve të këtyre shërbimeve, ju duhet të përmbushni obligimet tuaja deri më datë 01.06.2026. Përndryshe, pas kësaj date do të jetë e pamundur të jeni pjesë e kësaj liste të përfituesve.

Jemi shumë të lumtur dhe me fat që kemi arritur të kontraktojmë këto shërbime kaq të rëndësishme dhe të dobishme për komunitetin tonë, me kosto financiare kaq të ulët, dhe jemi zotuar që i gjithë kontributi juaj të kthehet shumëfish në interesin tuaj.
Ju lutemi, për çdo informatë shtesë, të na kontaktoni në emailin [email protected]

https://oik-ks.org/njoftim-lidhur-me-sherbimet-juridike-dhe-sigurimet-shendetesore-e-te-jetes-per-anetaret-e-oik-ut/

Njoftim për pjesëmarrësit e EVP – Sesioni Pranveror 2026 (Grupi 2)Ju njoftojmë se sot do të mbahet trajnimi për Grupin 2...
14/05/2026

Njoftim për pjesëmarrësit e EVP – Sesioni Pranveror 2026 (Grupi 2)

Ju njoftojmë se sot do të mbahet trajnimi për Grupin 2 në kuadër të EVP – Sesioni Pranveror 2026 me fillim nga ora 13:00.

Të gjithë ata pjesëmarrës të cilët për arsye të ndryshme nuk e kanë pranuar linkun e qasjes përmes email-it, mund ta gjejnë atë në profilin e tyre në platformën online, në pjesën ku kanë bërë aplikimin për trajnim.

Për të gjetur linkun:
➡️ Hyni në menynë “Trajnime”
➡️ Tek “Të dhënat e qasjes” gjeni linkun për pjesëmarrje.

Aktualisht, linket janë vendosur vetëm për Grupin 2, ndërsa gjatë ditëve në vazhdim do të vendosen edhe për grupet tjera.

Lusim anëtarët të cilët tashmë e kanë pranuar linkun përmes email-it që të mos e shfrytëzojnë këtë opsion, për shkak të ngarkesës në sistem nga numri i madh i pjesëmarrësve. Kjo mund të pamundësojë qasjen për pjesëmarrësit tjerë që nuk e kanë pranuar linkun në email.

Lista e pjesëmarrësve Grupi 2, 3 dhe 4!https://oik-ks.org/wp-content/uploads/2026/05/EVP-sesioni-Pranveror-2026-Gr2-4.pdf

📋 Të nderuar anëtarë,Ju lutemi të plotësoni pyetësorin lidhur me EVP – Sesioni Pranveror 2026.Përmes këtij pyetësori syn...
13/05/2026

📋 Të nderuar anëtarë,

Ju lutemi të plotësoni pyetësorin lidhur me EVP – Sesioni Pranveror 2026.

Përmes këtij pyetësori synojmë të verifikojmë pjesëmarrjen, pranimin e ftesave dhe të mbledhim vlerësimet tuaja për organizimin e sesionit.

Plotësimi i pyetësorit kërkon vetëm pak minuta:

Të nderuar anëtarë, Ju lutemi të plotësoni këtë pyetësor të shkurtër lidhur me pjesëmarrjen tuaj në EVP – Sesioni Pranveror 2026. Përgjigjet tuaja do të na ndihmojnë në përmirësimin e organizimit dhe komunikimit me pjesëmarrësit.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë përfaqësuesit e OIK dhuruan gjakPrishtinë, 12 maj –Me rastin e shënimit ...
12/05/2026

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë përfaqësuesit e OIK dhuruan gjak

Prishtinë, 12 maj –
Me rastin e shënimit të 12 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, Kryetarja e OIK-ut, Nexhmije Gori, së bashku me përfaqësues të organeve dhe anëtarë të Këshillit Drejtues të OIK-ut, realizuan një aksion vullnetar për dhurim gjaku në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

Ky aktivitet u organizua në shenjë solidariteti, humanizmi dhe përkushtimi ndaj jetës dhe shëndetit të qytetarëve, vlera këto që përfaqësojnë profesionin e infermierisë çdo ditë.

Nga OIK u theksua se dhurimi i gjakut mbetet një akt i rëndësishëm human, ndërsa 12 Maji është një mundësi për të vlerësuar kontributin e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor në shërbim të pacientëve dhe komunitetit.

Me rastin e 12 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, shpreh mirënjohjen më të sinqertë për çdo infermiere, mami d...
12/05/2026

Me rastin e 12 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, shpreh mirënjohjen më të sinqertë për çdo infermiere, mami dhe profesionist shëndetësor që çdo ditë kujdeset me përkushtim për pacientët dhe shëndetin e qytetarëve tanë.

Profesioni ynë nuk është vetëm punë – është humanizëm, përgjegjësi dhe sakrificë. Faleminderit për forcën, durimin dhe zemrën që vendosni në çdo shërbim.

Gëzuar 12 Majin!
Nexhmije Gori
Kryetare e OIK

Njoftim për publikimin e listave të pjesëmarrësve sipas grupeve – Sesioni Pranveror 2026 (EVP)Të nderuar anëtarë,Ju njof...
12/05/2026

Njoftim për publikimin e listave të pjesëmarrësve sipas grupeve – Sesioni Pranveror 2026 (EVP)

Të nderuar anëtarë,

Ju njoftojmë se listat e pjesëmarrësve të pranuar në Sesionin Pranveror 2026 për Edukimin e Vazhdueshëm Profesional (EVP) janë publikuar sipas grupeve dhe datave të organizimit të trajnimeve.

🔹 Grupi 1 – 13 maj 2026
🔹 Grupi 2 – 14 maj 2026
🔹 Grupi 3 – 15 maj 2026
🔹 Grupi 4 – 18 maj 2026
Lista:https://oik-ks.org/wp-content/uploads/2026/05/EVP-sesioni-Pranveror-2026.pdf

Lusim të gjithë pjesëmarrësit të verifikojnë grupin përkatës dhe datën e pjesëmarrjes së tyre.

Të dhënat e qasjes në Zoom do të dërgohen përmes emailit tek pjesëmarrësit e secilit grup.

Vetëm pjesëmarrësit e regjistruar përmes profilit të tyre në platformën online të OIK-ut do të mund të certifikohen.

Me respekt,
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë të Kosovës

Informohu i pari, bëhu pjes e grupit viber: Join OIK - ODA E INFERMIERËVE TË KOSOVËS on Viber https://invite.viber.com/?g2=AQBJDgnbmqmT4lY59EX0r9QMezC3WLIIFxkyHaD5fOxDwqqajaMFHsnDNGDMSDb7

Address

Rruga Holger Pedersen
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 15:00
Tuesday 09:00 - 15:00
Wednesday 09:00 - 15:00
Thursday 09:00 - 15:00
Friday 09:00 - 15:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Oda e Infermierëve të Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Oda e Infermierëve të Kosovës:

Share