05/09/2026
𝗣𝗲𝗻𝘁𝗮𝘅 𝗜𝗻𝘀𝗽𝗶𝗿𝗮 𝟰𝗞
Endoskopia Gastroenterologjike 4K për herë të parë në Kosovë
Jemi tek Dr. Zana Tafarshiku-Tarani ku kemi instaluar sistemin e parë 4K në Kosovë dhe ndër të parët në regjion.
PENTAX INSPIRA 4K me endoskopë flexibil të serisë i20c përfaqëson një epokë të re në imazherinë endoskopike, duke kombinuar teknologjinë 4K, qartësinë e jashtëzakonshme dhe performancën e avancuar në një platformë të ndërtuar për standardet më të larta.
Veçoritë si i-Scan, TwinDual Mode, Auto HDR, D-Range e Optical Enhacement e rangojnë Inspiran si sistemi më i avancuar diagnostik & terapeutik.
Një investim në ofrimin të shërbimeve me cilësinë superiore për pacientët e klinikës Dr. Zana - Gjakovë
Një tjetër instalim i realizuar nga YessPharma, duke sjellë teknologjinë e avancuar të PENTAX Medical.