04/05/2026
💎⚗️I njohur ndryshe si “guri i hënës” apo si “guri i perëndeshës”, i emëruar sipas perëndeshës së hënës greke., e që simbolizon pastërtinë, paqen dhe dritën hyjnore. Përdoret kryesisht për të pastruar energjinë negative, për të rritur qartësinë mendore dhe për të pastruar kristalet e tjera, duke vepruar si një pastrues shpirtëror që ndihmon në balancimin e chakrës së kurorës dhe syrit të tretë.
Si të përdoret:
* Vendose pranë derës hyrëse për të “pastruar” energjinë kur hyn në shtëpi
* Vendose në dhomën e gjumit për një gjumë më të qetë
* Vendos kristale të tjera pranë selenitit për t’i pastruar dhe “rimbushur”
* Mbaje në dorë gjatë meditimit për të ndihmuar në qetësimin e mendjes
* Në Reiki përdoren shkopinj seleniti për zona specifike të trupit
* Vendos një piramidë seleniti në ballë për të qetësuar mendjen dhe për të balancuar zonën e chakrës së kurorës
SI TË KUJDESESH PËR SELENITIN
* Lëre në dritën e hënës gjatë natës
* Mund ta vendosësh për pak orë në diell (jo për kohë të gjatë)
* Mund ta “pastrosh” me tym të shkopinjëve smudge.
* Mund ta pastrosh me tinguj të singing bowl.
⚠️ Mos e lag me ujë — është i tretshëm dhe mund të dëmtohet