Qendra e Shëndetit Mendor me Shtëpitë për Integrim në bashkësi Prizren

  • Home
  • Kosovo
  • Prizren
  • Qendra e Shëndetit Mendor me Shtëpitë për Integrim në bashkësi Prizren

Qendra e Shëndetit  Mendor me Shtëpitë për Integrim në bashkësi  Prizren Qendra e Shëndetit Mendor është institucion shëndetsor që ofron shërbime të shëndetit mendor.

Sot, në ambientet e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Dragash, u mbajt një ligjëratë informuese me temën...
09/06/2026

Sot, në ambientet e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Dragash, u mbajt një ligjëratë informuese me temën “Promovimi i Shëndetit Mendor dhe Roli i QKMF-së në Kujdesin për Shëndetin Mendor”.🧠

Ligjërata u realizua nga BSc. Aferdita Kajdomqaj, në bashkëpunim me Psikologun Klinik Afrim Batjari dhe BSc. Sevdije Rizanaj.

Gjatë këtij aktiviteti u diskutua për rëndësinë e shëndetit mendor, promovimin e mirëqenies psikologjike, si dhe rolin e QKMF-së në ofrimin e shërbimeve dhe mbështetjes për qytetarët.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për interesimin dhe kontributin e tyre në rritjen e vetëdijes për rëndësinë e shëndetit mendor. 🤝🗣️

🌍 12 Maji – Dita Ndërkombëtare e Infermierisë 💙Në emër të ekipit të Qendrës së Shëndetit Mendor dhe Shtëpisë për Integri...
12/05/2026

🌍 12 Maji – Dita Ndërkombëtare e Infermierisë 💙

Në emër të ekipit të Qendrës së Shëndetit Mendor dhe Shtëpisë për Integrim ju urojmë :
Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë! 💐

Sot shprehim mirënjohjen dhe respektin për të gjithë infermierët që çdo ditë kujdesen me përkushtim, humanizëm dhe profesionalizëm për shëndetin dhe mirëqenien e pacientëve tanë.

Falë punës, durimit dhe përkushtimit tuaj, shumë njerëz gjejnë mbështetje, shpresë dhe kujdes në momentet më të vështira.
🙏 Faleminderit për punën dhe humanizmin tuaj të palodhshëm.

Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim kolegët nga Qendra Komunitare e Shëndetit  Mendor të Lezhës në një vizitë profesional...
07/05/2026

Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim kolegët nga Qendra Komunitare e Shëndetit Mendor të Lezhës në një vizitë profesionale dhe miqësore në Qendrën e Shëndetit Mendor dhe Shtëpinë për Integrim në Prizren . 🌿
Kjo vizitë ishte një mundësi e mirë për shkëmbim përvojash, bashkëpunim dhe forcim të marrëdhënieve profesionale.

I falënderojmë përzemërsisht për vizitën dhe për dhuratën simbolike – pikturën e bukur, si shenjë respekti dhe kujtimi të veçantë.
Me shpresë për bashkëpunime të vazhdueshme edhe në të ardhmen. ✍️👌

🌿🌿 Mos lejo që stresi të të kontrollojë ty-mëso ta kontrollosh ti atë.Jep maksimumin ,por mos harro se shëndeti dhe mirë...
06/05/2026

🌿🌿 Mos lejo që stresi të të kontrollojë ty-mëso ta kontrollosh ti atë.
Jep maksimumin ,por mos harro se shëndeti dhe mirëqenia jote janë më të rëndësishmet . 🧠


Sot me date 06.05.2026 ne kuadër te ligjeratave nga stafi multidisiplinar i Qendrës së Shëndetit Mendor u realizua ligjerata “Stresi dhe Menaxhimi i tij tek të rinjët “ në Gjimnazin “Remzi Ademaj “ në Prizren .

Ligjerata u mbajt nga Sevdije Rizanaj ne bashkpunim me Afërdita Kajdomqaj . Psikologu Afrim Batjari gjithashtu mori pjesë me nje dialog dhe diskutim për ndikimin psikologjik të stresit tek moshat e reja . 👨‍🏫👩‍🏫

Faleminderit shkollës për bashkepunimin dhe realizimin e ligjeratës 👥

Sot u mbajt takimi i parë në kuadër të Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore, me fte...
30/04/2026

Sot u mbajt takimi i parë në kuadër të Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore, me ftesë të Kryetarit të Komunës së Dragash*t .
Takimi u realizua me pjesëmarrjen e të gjithë akterëve relevantë që janë të përfshirë në parandalimin, menaxhimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit institucional, koordinimin ndërmjet mekanizmave përgjegjës dhe forcimin e veprimeve konkrete në mbështetje të viktimave dhe parandalimin e rasteve të dhunës.
Përfaqësuese nga Qendra e Shëndetit Mendor ishte Afëdita Kajdomqaj.

Sot me date 30.04.2026 Ekipi i Qendrës  së Shëndetit Mendor dhe Shtëpisë për Integrim realizoi një ligjëratë informuese ...
30/04/2026

Sot me date 30.04.2026 Ekipi i Qendrës së Shëndetit Mendor dhe Shtëpisë për Integrim realizoi një ligjëratë informuese në Shkollën e Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha” në Dragash me temën “Stresi dhe menaxhimi i tij”.🧠

Gjatë kësaj ligjërate, nxënësit u informuan mbi rëndësinë e ruajtjes së shëndetit mendor, identifikimin e faktorëve të stresit, si dhe teknikat efektive për menaxhimin e tij në jetën e përditshme.🌿

Ky aktivitet synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e mirëqenies psikologjike tek të rinjtë. 🗣️👥

Falëndërojmë Drejtorin e shkollës Z.Lulzim Ahmeti për bashkëpunimin e suksseshëm dhe mbështetjen në realizimin e këtij aktiviteti .

Në kuadër të aktiviteteve terapeutike dhe rehabilituese që zhvillohen në Qendrën e Shëndetit Mendor me Shtëpinë  për Int...
27/04/2026

Në kuadër të aktiviteteve terapeutike dhe rehabilituese që zhvillohen në Qendrën e Shëndetit Mendor me Shtëpinë për Integrim është realizuar një Eskurzion në natyrë me pjesëmarrjen e klientëve dhe stafit .🙋‍♀️

Destinacioni i këtij aktiviteti ishte “Brezovica “ ku përmes qëndrimit në natyrë u synua përmirsimi i mirëqenies mendore ( dalja nga rutina e pëditshme ), socializimi dhe përfshirja aktive e klientëve . 🗣️👥

Qendra e Shëndetit Mendor me Shtëpinë për Integrim mbetet e përkushtuar në organizimin e aktiviteteve që kontribuojnë në përmirsimin e cilësisë së jetës dhe fuqizimin psiko-social të klientëve 🌿🧠

Sot në ambientet e QSHM-së u zhvillua një takim zyrtar me zëvendësdrejtorin e Qendrës Kryesore së Mjekësisë Familjare të...
01/04/2026

Sot në ambientet e QSHM-së u zhvillua një takim zyrtar me zëvendësdrejtorin e Qendrës Kryesore së Mjekësisë Familjare të Suharekës Z.Driton Maliqaj , Dr.Gani Voci dhe Kryeinfermierin Sahit Halitjaha , ku u diskutuan politikat ndërinstitucionale dhe bashkëpunimi në funksion të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve, me fokus të veçantë në fuqizimin e rolit të kujdesit parësor dhe avancimin e shërbimeve në shëndetin mendor.

QSHM mbetet e përkushtuar për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të kontribuar në zhvillimin e një sistemi shëndetësor më efikas dhe gjithëpërfshirës. 🗣️🤝👌

Në kuadër të aktiviteteve për promovimin dhe avancimin e Shëndetit Mendor  në komunitet, sot në Qendrën  Kryesore të Mje...
25/03/2026

Në kuadër të aktiviteteve për promovimin dhe avancimin e Shëndetit Mendor në komunitet, sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “ Nexhip Berisha “ në Prizren u mbajt një ligjëratë me fokus të veçantë në rolin e kujdesit parësor në shëndetin mendor.🧠🌿

Ligjërata u realizua nga përfaqësuesit e Qendrës së Shëndetit Mendor: Kordinatorja Alma Poniku , Psikologu Afrim Bahtijari dhe Infermieria Sevdije Rizanaj.🗣️

Gjatë ligjëratës u theksua rëndësia e identifikimit të hershëm, ofrimit të mbështetjes dhe trajtimit adekuat për personat me probleme të shëndetit mendor, si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet profesionistëve shëndetësorë për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për interesimin dhe kontributin e tyre në ngritjen e vetëdijes për shëndetin mendor. 🤝👨🏼‍⚕️🧑‍⚕️

QSHM – SHIB uron të gjitha gratë Gëzuar 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas. 🌷Mirënjohje dhe respekt për forcën, për...
08/03/2026

QSHM – SHIB uron të gjitha gratë Gëzuar 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas. 🌷

Mirënjohje dhe respekt për forcën, përkushtimin dhe kontributin e tyre në familje, në shoqëri dhe në vendin e punës.

Urime të veçanta për të gjitha punëtoret e QSHM-SHIB. 🌸

Address

Rruga “Xhevat Berisha “
Prizren
20000

Telephone

+38329623760

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra e Shëndetit Mendor me Shtëpitë për Integrim në bashkësi Prizren posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share