24/01/2022
💬
Fëmija im është 2,5 vjeç dhe ende nuk flet. Të gjitha i kupton, por kur dëshiron diçka, tregon me gjeste ose na merr për dore dhe na dërgon deri te gjësendi i dëshiruar. Nëse nuk reagojmë në atë se çka tregon me dorë, hidhërohet, e merr vet, ose heq dorë.
I thotë vetëm disa fjalë si mami, babi, pa-pa dhe përdorë disa fjalë të pakuptimta. Përndryshe është fëmijë i hareshëm, dëshiron të luajë me moshatarët e vet, përveç që nuk flet nuk dallohet asgjë nga ata. Të tjerët më thonë se duhet të brengosem, nëna ime thotë që edhe unë kam folur vonë dhe pastaj përnjëherë kam filluar të flas. A është koha për t’a dërguar te logopedi⁉️
A e keni gjetur veten në këtë pyetje? Ky është tregimi i zakonshëm i prindërve të brengosur të cilët nuk dinë kur duhet t’i drejtohen logopedit, si ekspert për çrregullimet e zërit, të folurit dhe të gjuhës.
Shumë prindër të brengosur e përcjellin zhvillimin e gjuhës tek fëmijët e tyre dhe pyesin kur duhet dërguar tek logopedi. Çdo fëmijë e ka zhvillimin e vet individual, tempin e zhvillimit, që d.m.th. disa fëmijë në ditëlindjen e parë mund të flasin, deri sa të tjerëve i duhet më shumë kohë.
Zhvillimi i të folurit varet nga shumë faktorë, p.sh. organikë siç janë dëgjimi, inteligjenca, zhvillimi i motorikës së organeve të të folurit, zhvillimi i percepcionit dëgjimor dhe dallimi i tingujve, si dhe nga faktorë ambienti se fëmija merr shtytje nga rrethi i tij.
Nëse ndonjë nga këta faktorët devijon gjatë zhvillimit në cilën do fushë vjen deri te çrregullimet në të folur dhe gjuhë.
Intervenimi i hershëm është shumë i rëndësishëm dhe mund të parandalojë çrregullime të ndryshme.
Gjatë vitit të parë të jetës bebet i shprehin nevojat e tyre me gugatje, mërmërima dhe komunikim jo verbal ashtu që në fund të vitit të parë paraqitet fjala e parë me domethënie.
Gjatë vitit të dytë të jetës fondi i fjalëve rritet, dhe në moshën 1.5 vjeç fëmija i bashkon dy fjalë në frazë dhe kur i mbush dy vjet paraqitet fjalia e shkurtë prej tri fjalëve.
Fondi i fjalëve pasurohet, me katër vjet fëmija flet rrjedhshëm, të folurit është i kuptueshëm me njerëzit të cilët janë edhe nga masa e gjerë shoqërore, përdorë rregullat gramatikore dhe me pesë vjet drejt i nyjëton të gjithë tingujt e gjuhës shqipe.
Nëse dyshoni që fëmija juaj ka vështirësi në zhvillimin e gjuhës dhe të folurit kërkoni ndihmën e logopedit.
Logopedi do t’ju këshillojë si t’a ndikoni zhvillimin e të folurit dhe gjuhën. Nëse e vlerësoni se ka nevojë për trajtim logopedik atëherë do ta përfshijë fëmijën në ushtrime.
Ndonjëherë do të kërkojë mendim edhe të ndonjë eksperti tjetër për çka s’keni nevojë të brengoseni.
Drejtohuni tek logopedi nëse:
1️⃣Fëmija nuk reagon në emrin e tij,
2️⃣Nuk ju kupton, nuk i kupton urdhërat e thjeshtë verbal,
3️⃣Nuk vendos kontakt me sy, nuk shoqërohet dhe më me dëshirë luan vet,
4️⃣Është dy vjeçar dhe nuk flet ose flet e thotë disa fjalë,
5️⃣Nuk e ka të zhvilluar fjalinë, përdorë vetëm një fjalë,
6️⃣Është më shumë se tre vjeç, ka fjalor të varfër dhe gramatikisht jokorrekt, të folurit e ka të pakuptueshëm.
7️⃣Është katër vjeçar dhe ka çrregullime në nyjtimin e tingujve i ndërron në fjalë, pasaktë i thotë fjalët e gjata,
8️⃣Flet ndër hundë, flet me zë të ulët ose bërtet.
9️⃣Është paraqitur belbëzimi,
🔟Ka vështirësi me vëmendje dhe koncentrim.
Nëse ju duket se për çfarë do arsye të folurit e fëmijës suaj devijon nga të folurit e moshatarëve të tij/saj, mos i dëgjoni këshillat e llojit “ djalë është, ka kohë, xhaxhai i ka folur me vonesë, lëre fëmijën rahat” por konsultohuni me logopedin.
Fatëkeqësisht, shpesh ndodhë që koha e çmuar për intervenim të hershëm lëshohet dhe prindërit e sjellin fëmijën tek para fillimit të shkollës.
Mbani në mend kur nuk është herët të vizitohet logopedi. Mund t’i eliminoni dyshimet tuaja dhe të merrni këshilla të dobishme.
E huazuar dhe pershtatur.