Hybrid Nutrition

Hybrid Nutrition MSc. Arizona Sadiku
BSc.

Fisnik Hyseni
Këshilla të bazuara në shkencë për një jetë të shëndetshme. 🥑🍎 | Plane ushqimore 📩 DM për konsulencë.

🥗 SI TA BËSH NJË PJATË QË TË NGOPË?Shpesh nuk është problemi që po hamë “keq”, por që vakti ynë mund të mos jetë i plotë...
29/08/2026

🥗 SI TA BËSH NJË PJATË QË TË NGOPË?

Shpesh nuk është problemi që po hamë “keq”, por që vakti ynë mund të mos jetë i plotë.

Një pjatë mund të ketë shumë më tepër vlerë kur kombinojmë disa grupe ushqimore:

💪 Proteinë për ngopje dhe mirëmbajtjen e muskujve
🥗 Perime & fibra për volum, tretje dhe mikronutrientë
🍚 Karbohidrate për energji
🫒 Yndyrna të shëndetshme për funksione të rëndësishme në organizëm

Sasia e secilit element ndryshon sipas personit, aktivitetit fizik dhe objektivit.

Prandaj, kur përgatit vaktin tjetër, mos mendo vetëm:
“A është i shëndetshëm?”

Mendo edhe:
“A do të më ngopë? A po marr proteinë? Fibra? Energji? A më përshtatet mua?”

PROTEINA NUK ËSHTË VETËM PËR ATA QË STËRVITEN.Proteina është një nga makronutrientët thelbësorë për organizmin dhe merr ...
26/08/2026

PROTEINA NUK ËSHTË VETËM PËR ATA QË STËRVITEN.

Proteina është një nga makronutrientët thelbësorë për organizmin dhe merr pjesë në shumë procese: nga mirëmbajtja e muskujve dhe riparimi i indeve, deri te formimi i enzimave, hormoneve dhe komponentëve të sistemit imunitar.

Por një pyetje praktike shpesh neglizhohet:
A po merr mjaftueshëm proteinë gjatë ditës?

Vezët, kosi grek, peshku, mishi, djathi, qumështi dhe bishtajoret mund të kontribuojnë në marrjen ditore të proteinës. Edhe whey mund të jetë një alternativë praktike kur është e vështirë të arrihen nevojat vetëm përmes ushqimit.

Për shumë persona aktivë, marrja ditore mund të jetë më e lartë se minimumi bazë, por nevoja individuale ndryshon sipas peshës trupore, aktivitetit, moshës, objektivit dhe marrjes totale të energjisë.

Prandaj, në vend që të pyesësh vetëm “Çfarë duhet të ha?”
Pyet: “Ku është proteina në këtë vakt?”

Ky është një nga hapat më të thjeshtë për ta bërë ushqyerjen tënde më të strukturuar dhe më të përshtatur me nevojat e trupit.

Në planet tona ushqimore, nuk fokusohemi vetëm te numri i kalorive. Shikojmë proteinën, fibrat, yndyrnat, karbohidratet, cilësinë e ushqimit dhe nevojat individuale, në mënyrë që plani të jetë edhe ushqyes, edhe praktik për t’u ndjekur.

Tërshëra është një burim i mirë i karbohidrateve komplekse dhe fibrave, veçanërisht β-glukanit, një fibër e tretshme që ...
23/08/2026

Tërshëra është një burim i mirë i karbohidrateve komplekse dhe fibrave, veçanërisht β-glukanit, një fibër e tretshme që është studiuar për efektet e saj në ngopje dhe në kontrollin e kolesterolit.

Por në praktikën tonë, nuk e shohim tërshërën si një “ushqim magjik” apo si diçka që duhet konsumuar patjetër.

E shohim si një nga shumë burime të karbohidrateve që mund të përshtatet në një plan ushqimor sipas:
▫️ nevojave kalorike
▫️ objektivit të klientit
▫️ nevojave për karbohidrate dhe fibra
▫️ preferencave personale
▫️ tolerancës dhe tretjes

Për shembull, një porcion tërshëre mund të kombinohet me proteinë + fruta + një burim yndyre, duke krijuar një vakt më të plotë dhe më të balancuar.

Një nga gabimet më të zakonshme gjatë dobësimit është të reagosh emocionalisht ndaj çdo ndryshimi në peshore.Një ditë je...
20/08/2026

Një nga gabimet më të zakonshme gjatë dobësimit është të reagosh emocionalisht ndaj çdo ndryshimi në peshore.

Një ditë je e kënaqur sepse numri ra.
Të nesërmen shqetësohesh sepse u rrit.
Pastaj fillon të ndryshosh ushqimin, porcionet ose aktivitetin vetëm për ta kthyer numrin aty ku ishte.

Kështu, në vend që të ndjekësh një plan, përfundon duke reaguar ndaj peshorës çdo ditë.

Kjo është edhe arsyeja pse një plan ushqimor i mirë nuk ndryshohet nga një m***e e vetme. Ndryshimet bëhen kur ka një trend të qëndrueshëm, jo nga një luhatje e zakonshme ditore.

Ruaje këtë postim nëse edhe ti ke pasur ndonjë mëngjes ku peshorja të ka prishur gjithë humorin.

🍽️ A DUHET VËRTET TË HASH 5 VAKTE NË DITË?Për shumë vite është përhapur ideja se duhet të hash shpesh gjatë ditës që të ...
15/08/2026

🍽️ A DUHET VËRTET TË HASH 5 VAKTE NË DITË?

Për shumë vite është përhapur ideja se duhet të hash shpesh gjatë ditës që të “mbash metabolizmin aktiv” dhe të dobësosh më lehtë.

Por metabolizmi nuk funksionon si një zjarr që fiket nëse nuk i hedh ushqim çdo 2–3 orë. 🔥

📚 Evidenca shkencore tregon se frekuenca e vakteve, në vetvete, nuk është faktori kryesor që përcakton humbjen e yndyrës. Më shumë rëndësi kanë marrja totale e energjisë, përbërja e dietës, aktiviteti fizik dhe nevojat individuale.

Kjo nuk do të thotë se 5 vakte janë “gabim”.
Për disa njerëz, 4–5 vakte mund të funksionojnë shumë mirë.
Për të tjerë, 3 vakte të plota janë më praktike.
Dhe disa persona preferojnë edhe më pak vakte.

Qëllimi nuk është të gjesh numrin magjik të vakteve.
Qëllimi është të gjesh një strukturë që:

💪 të ndihmon të plotësosh proteinat
🌱 të siguron mjaftueshëm fibra
⚡ përshtatet me nevojat e tua energjetike
🍽️ të mban të ngopur
🧘‍♀️ dhe mund ta ndjekësh pa u ndier vazhdimisht në “dietë”.

Në planet tona ushqimore, nuk vendosim automatikisht 5 vakte për çdo person.

Shikojmë rutinën, orarin, aktivitetin fizik, objektivin, preferencat ushqimore dhe mënyrën se si personi e përjeton urinë gjatë ditës sepse një plan ushqimor nuk duhet të të detyrojë të hash sipas orës, pot duhet të të ndihmojë të ushqehesh në mënyrë që funksionon për rutinën tënde.

📌 Ruaje këtë postim nëse edhe ti ke menduar ndonjëherë se “duhet patjetër” të hash 5 herë në ditë.

Ky është një nga ato këshilla që shumë prej nesh e kemi dëgjuar që në fëmijëri:🐟 “Mos ha peshk me kos, se të bën dëm.”Po...
12/08/2026

Ky është një nga ato këshilla që shumë prej nesh e kemi dëgjuar që në fëmijëri:

🐟 “Mos ha peshk me kos, se të bën dëm.”

Por a ka vërtet një bazë biologjike për këtë?

Jo. Për një person që nuk ka alergji apo intolerancë ndaj këtyre ushqimeve dhe kur ushqimet janë të freskëta, të sigurta dhe të ruajtura siç duhet, nuk ka një rregull të përgjithshëm që ndalon konsumimin e peshkut dhe bulmetit së bashku.

Ajo që duhet të dallojmë është kombinimi i ushqimeve nga reagimi individual ndaj një ushqimi.

🥛 Nëse ke intolerancë ndaj laktozës, problemi vjen nga tretja jo e plotë e laktozës. Mund të shfaqen fryrje, gazra, dhimbje abdominale ose diarre. Peshku nuk është shkaku.

🐟 Nëse ke alergji ndaj peshkut, problemi është reagimi i sistemit imunitar ndaj proteinave të peshkut. Reaksionet mund të variojnë nga urtikaria dhe ënjtja deri te reaksione serioze si anafilaksia.

🥛🐟 Nëse ke alergji ndaj qumështit dhe peshkut, të dy ushqimet mund të jenë alergjenë për ty dhe duhen shmangur sipas udhëzimit të mjekut. Kjo nuk ndodh sepse kombinimi krijon një “helm”, por sepse organizmi reagon ndaj alergjenëve përkatës.

Pra, pyetja nuk është:

❌ “A shkon peshku me kos?”

Por:

✅ “A e toleron trupi im këtë ushqim?”

Dhe mbi të gjitha: a është ushqimi i sigurt?

💚 Në nutricion, traditat dhe këshillat që kemi dëgjuar mund të jenë një pikënisje për pyetje — por përgjigjen duhet ta kërkojmë te evidenca shkencore.

📌 Ruaje këtë postim dhe dërgoja dikujt që ende beson se peshku dhe bulmeti nuk duhet të jenë kurrë në të njëjtën pjatë.

Një pjatë me makarona dhe salcë domateje mund të jetë një vakt shumë i mirë, por në varësi të porcionit dhe mënyrës së p...
10/08/2026

Një pjatë me makarona dhe salcë domateje mund të jetë një vakt shumë i mirë, por në varësi të porcionit dhe mënyrës së përgatitjes, mund të ketë pak proteinë, fibra dhe yndyrna të dobishme.

Kjo është arsyeja pse në nutricion nuk fokusohemi vetëm te një ushqim, por te e gjithë përbërja e vaktit. 🍽️

Pra, në vend që të mendosh:

❌ “A duhet t’i heq makaronat?”

provo të mendosh:

✅ “Çfarë mund t’u shtoj që vakti të jetë më i plotë?”

Kjo është edhe mënyra si e ndërtojmë ushqyerjen në planet tona: nuk i eliminojmë automatikisht ushqimet që klientët duan. I kombinojmë dhe i përshtatim sipas nevojave energjetike, proteinave, fibrave, aktivitetit fizik dhe objektivit individual.

📌 Ruaje këtë postim për herën tjetër kur të bësh makarona.

Paraqitja e një tryeze tradicionale nuk tregon vetëm kulturën tonë. Tregon edhe mundësinë për të ndërtuar një vakt të ba...
05/08/2026

Paraqitja e një tryeze tradicionale nuk tregon vetëm kulturën tonë. Tregon edhe mundësinë për të ndërtuar një vakt të balancuar. 🇦🇱

Shpesh dëgjojmë se për të ngrënë shëndetshëm duhet të heqim dorë nga ushqimet tradicionale. Në realitet, problemi zakonisht nuk është vetë ushqimi, por mënyra se si e ndërtojmë vaktin dhe sa shpesh e konsumojmë.

📚 Evidenca shkencore tregon se modelet ushqimore që bazohen në balancë, shumëllojshmëri dhe përshtatje me nevojat individuale janë më të lehta për t’u mbajtur afatgjatë dhe lidhen me rezultate më të mira për shëndetin sesa dietat që përjashtojnë ushqime të tëra.

Pikërisht këtë filozofi ndjekim edhe në planet tona ushqimore. Nuk i heqim klientëve ushqimet që i duan apo që janë pjesë e traditës së tyre. I mësojmë si t’i balancojnë, si të përshtatin porcionet dhe si të ndërtojnë vakte që janë njëkohësisht të shijshme, ushqyese dhe të qëndrueshme.

💬 Cila është darka tradicionale që nuk mungon kurrë në shtëpinë tuaj?

Shumë prej nesh jemi rritur me petulla, djathë, reçel dhe çaj në tryezën e mëngjesit. Është një mëngjes tradicional, i s...
02/08/2026

Shumë prej nesh jemi rritur me petulla, djathë, reçel dhe çaj në tryezën e mëngjesit. Është një mëngjes tradicional, i shijshëm dhe pjesë e kulturës sonë.

Por a mund ta bëjmë edhe më të balancuar? Patjetër.

Duke shtuar disa ushqime të thjeshta si vezë, kos grek, qumësht, sallatë ose fruta të freskëta, mund të:
✅ rrisim marrjen e proteinave
✅ shtojmë më shumë vitamina dhe minerale
✅ mbështesim një ngopje më të gjatë
✅ kemi energji më të qëndrueshme gjatë ditës.

💡 Ushqyerja e shëndetshme nuk do të thotë të heqësh dorë nga ushqimet tradicionale. Shpesh, mjafton t’i plotësosh ato me zgjedhje që e bëjnë vaktin më të balancuar.

Në këtë postim analizuam një mëngjes tradicional shqiptar: byrek me spinaq dhe turshi. Ky kombinim mund të sigurojë krye...
29/07/2026

Në këtë postim analizuam një mëngjes tradicional shqiptar: byrek me spinaq dhe turshi. Ky kombinim mund të sigurojë kryesisht karbohidrate, por mund të jetë i ulët në proteina dhe yndyrna të shëndetshme. Duke shtuar një burim proteinash (si vezët, kosi grek ose sardelet) dhe një burim yndyrnash të shëndetshme (si arrat ose farat), vakti bëhet më i plotë nga ana ushqyese.

Një vakt më i balancuar mund të të ndihmojë të:
✅ ndihesh i ngopur për më gjatë
✅ mbështesësh marrjen e proteinave gjatë ditës
✅ konsumosh më lehtë fibra, vitamina dhe minerale
✅ kesh energji më të qëndrueshme gjatë ditës

Nuk ka ushqime “të mira” apo “të këqija”. Mënyra se si i kombinojmë ato është ajo që bën diferencën.

💬 Cilin ushqim shqiptar dëshiron ta analizojmë në postimin e radhës?

Address

Skenderaj

Telephone

+38349417113

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Hybrid Nutrition posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category