15/06/2026
Trepharm në bashkëpunim me shoqatën e gastroenterologëve të Kosovës organizuan simpoziumin “Sfidat e reja në trajtimin e sëmundjeve të stomakut”.
Ky aktivitet shërbeu si një mundësi e shkëlqyer për shkëmbimin e njohurive, diskutimin e sfidave aktuale dhe prezantimin e qasjeve më të reja në fushën e gastroenterologjisë.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit, ligjëruesit dhe bashkëpunëtorët që kontribuan në realizimin me sukses të këtij eventi.
Së bashku vazhdojmë të mbështesim edukimin e vazhdueshëm profesional dhe avancimin e praktikës mjekësore.