07/09/2026
𝗡𝗝𝗢𝗙𝗧𝗜𝗠
•••••••••
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Vezir Bajrami” në Shtime, njofton qytetarët se në fund të muajit dhjetor 2026 në ambientet e QKMF-së do të vijë përsëri për vizitë mjeku shqiptar nga Gjermania, 𝐃𝐫. 𝐌𝐞𝐭𝐮𝐬𝐡 𝐐𝐨𝐫𝐫𝐨𝐥𝐥𝐢, i cili trajton problemet ortopedike si dhe dhimbjet akute dhe kronike.
Sëmundjet dhe problemet që trajtohen:
✅ Dhimbjet e shtyllës kurrizore: akute dhe kronike, hernie diskale, ngushtim i kanalit spinal
✅ Dhimbjet e nyjeve si pasojë e artrozave
✅ Dhimbjet e kokës: migrenë, dhimbje tensioni, neuralgji trigeminale e fytyrës
✅ Dhimbjet kronike neuropatike: mpirje të këmbëve, polineuropati diabetike
✅ Dhimbjet nga sëmundjet malinje
✅ Osteoporoza dhe sëmundjet e rralla të eshtrave
✅ Fibromialgjia
🛑 𝐃𝐎𝐊𝐓𝐎𝐑𝐈 𝐃𝐎 𝐓’𝐈 𝐓𝐑𝐀𝐉𝐓𝐎𝐉 𝐕𝐄𝐓𝐄̈𝐌 𝐑𝐀𝐒𝐓𝐄𝐓 𝐒𝐎𝐂𝐈𝐀𝐋𝐄 𝐍𝐄̈ 𝐐𝐊𝐌𝐅
✋ 𝐓𝐄𝐑𝐌𝐈𝐍𝐈 𝐄̈𝐒𝐇𝐓𝐄̈ 𝐈 𝐎𝐁𝐋𝐈𝐆𝐔𝐄𝐒𝐇𝐄̈𝐌
Të gjithë qytetarët që janë 𝐫𝐚𝐬𝐭 𝐬𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥 ftohen ta bëjnë terminin në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, te kryeinfermierja e QKMF-së 𝐌𝐞𝐫𝐯𝐞𝐭𝐞 𝐇𝐚𝐬𝐚𝐧𝐢 prej orës 08:00-15:30.